Hiri vullkanik i Islandës bllokon hapësirat ajrore në Evropë

Londër, 15 prill, NOA Britania e Madhe, Norvegjia dhe Suedia kanë njoftuar se kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore, pasi paraqitet rrezik për fluturimet nga hiri i vullkanit islandez Eyjafjallajokul, i cili ka shpërthyer dje.
Autoritetet e aviacionit evropian thanë se
trafiku ajror në pjesën më të madhe të Evropës veriore është ndërprerë sot nga
shpërthimi vullkanik në Islandë.
Kjo pasi retë e pluhurit nga vullkani e kanë penguar trafikun ajror në Britani, Suedi, Norvegji dhe Finlandë.
Fluturimet janë ndërprerë në qytetet angleze Mançester dhe Birmingem, si dhe në
Belfast të Irlandës Veriore dhe aeroportet skoceze në Aberdin, Glasgou dhe
Edinburg.
Shpërthimi vullkanik filloi të mërkurën nën një akullnajë në zonën Eyjafjallajokul të Islandës.
n.e/NOA