E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, e gatshme të mbështesë qeverinë e përkohshme në Kirgizstan



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se janë të gatshme që të ndihmojnë qeverinë e përkohshme të Kirgizstanit - një javë pasi presidenti Bakiyev është larguar nga kryeqyteti.
Presidenti rus, Dmitri Medvedev, paralajmëroi më parë se Kirgistani është në prag të luftës civile. Ai tha se vendi ishte në rrezik që të shndërrohej në një Afganistan të dytë pasi presidenti, Kurmanbek Bakiyev, është rrëzuar në kryengritjen e javës së kaluar. Medvedev i bëri thirrje Bakiyev që të japë dorëheqjen menjëherë.
Bakiyev i cili u largua për në jug të vendit, tha se a do të japë dorëheqjen vetëm në rast se i garantohet siguria atij dhe familjes së tij.
Qeveria e vetëshpallur ende nuk është përgjigjur, më parë ajo ka thënë se Bakiyev do të arrestohet në qoftë se ai nuk pranon të dorëzohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›