Iran, Rusia: Reaktori në Bushehr nuk rrezikon traktatin e mospasurimit të Uraniumit
Një reaktor bërthamor që po ndërtohet nga Rusia në Bushehr të Iranit, nuk rrezikon traktatin e mospasurimit të Uraniumit. Kreu i shtetit të korporatës bërthamore të Rusisë Sergei Kyrienko, i bëri komentet gjatë vizitës së parë shtetërore të Rusisë në Argjentinë, ku presidenti Dmtri Medvedev u takua me homologen e tij argjentinase Cristina Fernande de Kirchner.
Sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton, ka kritikuar planet e Rusisë për të vënë në punë stacionin bërthamor, duke thënë se është e parakohshme dhe pa garanci të mëtejshme mbi programin bërthamor të Iranit. Kirienko tha se centrali bërthmor do të fillojë punë në gusht. "Ndërtimi i rektorit bërthamor nuk paraqet ndonjë kërcënim. Ai është i garantuar dhe totalisht i sigurtë", ka thënë Kirienko. "Reaktori nuk mund të përdoret për mjete ushtarake, dhe ndërtimi i tij do të jetë nën kontrollin e Rusisë. Ispektimi i tij do të kryhet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike", ka shtuar Kirienko. Kirienko tha gjithashtu se "çdo sanksion i mundshëm kundër Republikës Islamike lidhur me programin e saj bërthamor nuk ka të bëjë me reaktorin që Rusia po ndërton në Bushehr".