E Shtunë, 31 Tetor 2026

BP do të paguajë për pastrimin e naftës në Gjirin e Meksikës

Kompania gjigante e energjisë, BP, u zotua se do të paguajë "të gjitha shpenzimet e nevojshme për pastrimin" e sasisë së madhe të naftës, që u përhap nga çarja e një pusi nënujor, pranë brigjeve të Luizianës.

Kompania tha përmes një deklarate se është po ashtu e gatshme të paguajë për të gjitha humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga rrjedhja e naftës.

Gjatë vizitës të cilën ja bëri të hënën Luizianës, Presidenti amerikan, Barack Obama fajësoi drejtpërdrejt kompaninë BP, që operon dhe mirëmban puset nënujore.

Drejtori i Kompanisë Tony Hayward, tha në një intervistë që i dha kanalit televiziv, NBC, se rrjedhja nuk ka ndodhur për faj të BP-së, megjithëse kompania ka përgjegjësi për naftën e derdhur dhe pastrimin e saj.

Ai tha se sonda e shpimit, që shkaktoi derdhjen e naftës ishte prodhim i firmës zvicerane Trans-Ocean dhe se kjo pajisje nuk funksionoi siç duhet gjatë shpimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›