Sinoptikanët parashikojnë mot të paqëndrueshëm dhe më 1 janar do të kemi reshje
Për ditët e pushimeve, me rastin e festave, do të duhet të marrim masa për të ecur në shi. Nuk do të bëjë shumë ftohtë, por reshjet do të jenë të vazhdueshme, të paktën deri në fund të javës. Parashikimi ven nga institutit i parashikimeve, “Meteoalb”. E gjithë java do të jetë me kushte të pastabilizuara atmosferike, pasi vranësirat dhe shirat e dobët do të jenë prezentë gjatë gjithë javës, kryesisht në zonat malore të vendit, ndërsa bregdeti dhe zona e ulëta do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë deri në vitin e ardhshëm, pasi në datën 1 janar 2010 pritet që i gjithë vendi të jetë me vranësira dhe shira. Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie me 5 gradë në ditën e djeshme. Që nga e mërkura presim rritje graduale të temperaturave në të gjithë territorin. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, me shpejtësi 35 km/h. Drejtim i saj do të jetë kryesisht jugperëndimor.