Historia e Shqiperise ne sistemin komunist
Një debat konstruktiv, mes studiuesve shqiptarë dhe të huaj rreth Historisë së Shqipërisë, ka nisur përmes një tryeze të rrumbullakët në fakultetin e Filologjisë në Tiranë. Kjo temë debate e ka marrë spunton nga vepra historia e shqiptarëve botuar nga shtëpia e botuese “Përpjeka”. Botuesi dhe analisti, Fatos Lubonja bën me dije se ky libër është delikat dhe ka për qëllim të evidentojë studimet histografike shqiptare në periudhën e komunizmit dhe vazhdën dhe prespektivën pas rënies së sistemit diktatorial.
Historiani Oliver Shmid e vuri theksin mbi bashkëpunimin mes albanologëve dhe historianëve shqiptar dhe të huaj. Ndërsa lidhur me figurën e Skënderbeut ai tha se është arbër dhe jo serb. Gjithashtu ai theksoi faktin se të shkruash për një vend duhet dhe ta duash, ndaj ai tha e dua Shqipërinë.
Edhe historiania shqiptare Valentina Duka e vlerësoi bashkëpunimin, por nuk pajtohet me disa teza të studiuesve të huaj.
Vepra e prezantuar është fryt i punës së 4 autorëve të huaj Natalia Clayer , Stephania Sëander, Oliver Shmid dhe Joachim Matzinger të cilët ishin të pranishëm në promovimin e librit. Shqipërimi i veprës është realizuar nga Pandeli Pani dhe Artan Pani. Përzgjedhja e studiuesve jo shqiptar është bërë me vetëdije për të ofruar një vështrim nga jashtë mbi problemet me të cilat ballafaqohet shkenca e Historisë dhe Gjuhësisë.