Kinemaja shqiptare per 5 dite ne Bukuresht
Kinemaja shqiptare për 5 ditë me radhë nga data 15 deri me 20 Tetor do të jetë prezante në Bukuresht në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Arkivi qendror i filmit ka përzgjedhur 6 filma artistikë, të cilët do të shfaqen në Kinemanë “Euforia” në Bukuresht. Filmat që do të prezantohen për publikun atje janë kryesisht prodhime të viteve të fundit të kinematografisë si Gjallë! (Alive!) i regjisorit Artan Minarolli, 2009, Lindje Perëndim Lindje i (Gjergj Xhuvani, 200. Shqiptari me regji te Johannes Naber, 2010 , Kukumi, i Isa Qosjes, Parullat me regji të Gjergj Xhuvani, 2001 dhe Përrallë nga e kaluara me regji të Dhimitër Anagnostit, 1987, si dhe filmi me metrazh të shkurtër “Dita e fundit e Loro Shestanit”, me regji të Sokol Keraj. Të gjitha filmat janë të titruar edhe në anglisht. Java e kinemasë shqiptare është Organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bukuresht Ministria e Kulturës e Rumanisë, Qendra Kinematografike Euforia, Bukuresht dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Shqipëri.