E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia Kievos, ose "Fluturon Gomari"

Te gjithe e njohin qytetin e Verones ne Itali. Njihet per historine e famshme te Romeos dhe te Zhulietes, per amfiteatrin roman, Ponte Pietran, apo per Baziliken e San Zero Maxhores. Per te painformuarit, Verona ka edhe nje ekip futbolli, ose me mire ajo ka dy ekipe profesionistesh. Nderkohe, nje prej dy ekipeve, me emrin e qytetit ka nje histori te madhe ne Seria A, por ndodhet aktualisht ne kategorine e trete dhe lufton per te mbijetuar. Ne fund te vitit 2001-2002, kur Verona po binte nga Seria A, tifozet u ngriten dhe leshuan nje parulle, "te vetem kunder botes", por ne te njejten kohe nisi te lulezonte nje ekip tjeter periferik i Verones, ne nje zone ku numri i banoreve shkonte diku tek 3. 000 mije vete. Ne sezonin e saj te pare, ne Seria A, Kievo renditej ne pese me te mirat dhe kishte kryesuar kampionatin per shume jave. Ne fund te edicionit te saj te pare, si ekip debutues, Kievo merr pjese per here ne Kupen UEFA. Ne sezonet e metejshme, Kievo ia ka dale mbane, qe te renditet mes me te mirave, ku vetem ne nje sezon rrezikoi renien ne nje kategori me poshte. Ne nje ndeshja ndaj Juventusit, nje komentator i BBC nuk ka gjetur fjale per te pershkruar fitoren e Kievos, kur fitonte nje ndeshje ndaj Juvestusit, qe arriti deri ne finalen e "Champions". Ekipi krahasohet me nofken, "Gomari Fluturon" dhe i shkon per shtat. Italia, vendi i skandaleve ne futboll, shpesh pershihet nga episode te shemtuara, perleshje mes turmave, korrupsion, favorizime te paligjshme qe zbulohen nga mediat e huaja. Por, Italia i ka dhene botes Romeon dhe Zhulieten, Leonardo da Vincin, Mikelanxhelon dhe Papen. Po i ka dhene botes edhe nje ekipi futbolli, qe i kapercen kufijte e normalitetit, Kievon. Aktualisht, Kievo ndodhet ne vend te 16-te, tete pike mbi zonen e ftohte, te renies ne nje kategori me poshte. Ata kane qene ne rrezik per shume jave, por fitorja e shenuar ndaj Lacios, 3-0 dhe barazimi 3-3 ne Torino e detyruan Milanin te punonte shume, per te shenuar nje fitore te veshtire, pak kohe me pare. Ka nje perralle veroneze qe perfundon ne tragjedi mes dy te dashuruarve. Shpresohet qe historia e fundit e dashurise veroneze te perfundoje ndryshe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›