E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kola "qan" Agollin, i mungon Nallbani

Ansi Agolli do te qendroje edhe pak dite dhe do te largohet drejt Finlandes, ne baze te marreveshjes se fillimit te ketij sezoni. Tirana po mundohet qe te shtyje edhe nje muaj tjeter, afatin e qendrimit te mesfushorit kuqezi, per te permbushur objektivat, qe jane te dy trofete e ketij edicioni. Pa Agollin, ne ndeshjet vendimtare, ndaj Vllaznise, Kola do ta kete me te veshtire te permbushe qellimin final. Tensioni i eshte shtuar edhe me teper trajnerit bardheblu ne vigjilje te sfides se radhes, me Teuten. Pervec shqetesimit qe ekziston, ne rast se do te largohet Agolli i konsideruar pika me e forte e mesfushes, formacionit bardheblu do t'i mungoje kete te shtune edhe portieri, Bendi Nallbani. "Tata" eshte i s'kualifikuar dhe i padisponueshem, kunder Teutes. Mungesa e portierit shihet me shqetesim, per faktin se nje gabim i mundshem do t'iu kushtoje shtrenjte kryeqytetasve. 23 here kampionet e Shqiperise, do te aktivizojne portierin e dyte maqedonas, nderkohe qe grupi tjeter i lojtareve do te jete i tere ne dispozicion te trajnerit. Edhe Teuta qe do te perballet me Tiranen, do te udhetoje drejt kryeqytetit me nje mungese te madhe. Ekipi qe drejtohet nga ish-trajneri bardheblu, Sulejman Starova, nuk do te kete ne sulm, Vangjel Milen. Beratasi i Teutes, ishte autori i goli te vetem ne ndeshjen e shkuar kunder Vllaznise, por pavaresisht mungeses ne fjale, "djemte e detit" jane shprehur se do te shenojne nje fitore te rendesishme ne kryeqytet, per te regjistruar nje seri me rezultate pozitive. Pervec pergatitjeve per te mos hedhur asnje hap te gabuar, ne ndeshjet e mbetura, Tirana ne te njejten kohe po ben perpjekje, per te mbajtur ne ekip mesfushorin kuqezi, Ansi Agollin. Mesfushori i Tiranes dhe i kombetares shqiptare, Ansi Agolli do te largohet ne fund te muajit dhe deri atehere i mbeten per te luajtur edhe dy ndeshje me ngjyrat bardheblu. Per Agollin, sfida e radhes ndaj Teutes, do te jete e fundit ne kampionat dhe kater dite me vone mund t'i gezohet vetem kualifikimit te Tiranes, ne finalen e Kupes se Shqiperise. 26-vjecari i huazuar nga skuadra finlandeze VPS, duhet te rikthehet ne shtepi brenda 30 prillit. Me skuadren finlandeze, Agolli ka zhvilluar 31 ndeshje, gjate vitit te kaluar, duke shenuar 1 gol. Deri tani Tirana, nuk e ka blere kartonin e ish-lojtarit te saj, keshtu qe nese nuk arrin edhe kete jave, atehere Agolli do te luaje edhe ne ndeshjen e kampionatit kunder Teutes dhe gjysmefinalen e kthimit kunder Vllaznise me 29 prill. "Dua ta mbyll sa me mire, qe te fitoj me Tiranen, nese luaj edhe keto dy ndeshje. Sigurisht, do te doja te isha dhe te fitoja te dy trofete e ketij edicioni", - theksoi Ansi Agolli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›