E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Problemi më i madh i Berishës nuk është PS, por FRD-ja

topiPartia Fryma e Re Demokratike u ndal në qytetin e Burrelit ku zhvilloi një takim me banorë të kësaj zonë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i FRD-së, Bamir Topi. Në fjalën e tij, Topi akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Sali Berisha se ka lënë pas dore banorët e Burrelit. Kreu i FRD-së akuzoi qeverinë se mashtroi banorët e qarkut të Dibrës për ndërtimin e rrugës së Arbrit ndërsa shtoi se problemi më i madh për pushtetin sot nuk është Partia Socialiste por Fryma e Re Demokratike. Këto premtime tregojnë nivelin e lartë të mashtrimit dhe
papërgjegjshmërisë së tij. Sot pushteti përndjek dhe kërcënon me vende pune ata që mbështesin FRD sepse problem më i madh i kryeministrit nuk është PS por FRD. Prandaj nxjerrja në
pension e kryeministrit është detyrë historike, deklaroi kreu i FRD-së, Bamir Topi. Në vijim, Topi u ndal tek data 23 qershor duke i ftuar banorët e Burrelit që të votojnë masivisht alternativën e re. Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me politikanët por me të ardhmen e shqiptarëve. Prandaj, ju bëj thirrje qytetarëve të Burrelit të dalim masivisht në votime në datën 23 qershor dhe të votojnë alternativën e re. Lajmi i parë i fitores së FRD do të vijë nga Dibra, përfundoi kreu i FRD-së, Bamir Topi. Ndërsa kandidati për deputet i FRD-së në qarkun e Dibrës, Sali Shehu tha se FRD gëzon një mbështetje të madhe në qarkun e Dibrës, ndërsa e cilësoi votën për FRD-në si një votë për të ardhmen. Forca e FRD në qarkun Dibër i ka bërë dy partitë e vjetra të fshihen strukave. Prandaj në 23 qershor të mos lëmë asnjë shqiptar në shtëpi por të votojmë 66, numrin e të ardhmes së fëmijëve tuaj, u shpreh kandidati për deputetë, Sali Shehu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›