E Diel, 1 Nëntor 2026

Historia e Erdogan, nga shitës limonatash në njeriun që rikthehu Turqinë e madhe

Recep-Tayyip-ErdoanRexhep Taip Erdogan lindi më 26 shkurt 1954 në Stamboll. Është kryeministër i Turqisë (2003). Ai u bë Kryeministër i Turqisë më 14 mars 2003, pesë ditë pasi fitoi në zgjedhjet e përsëritura në provincën Siirt. Udhëheqës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Erdogan mori kontrollin e funksionit të Kryeministrit nga zëvendëskryetari i partisë së tij, Abdullah Gul, i cili kryesoi qeverinë pas fitores së përgjithshme të AKP-së në zgjedhjet e nëntorit 2002.
Karriera Politike
Pas Grushtit të Shtetit më 12 Shtator 1981, Erdogan’i u bë pjesë e Partisë Refah. Në vitin 1994 Erdogani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në këto zgjedhje, u zgjodh Kryetar Komune të Stambollit. Gjatë kohës së qeverisjes së tij si Kryetar Komune të Stambollit, ai luftoi për asgjësimin e kontrabandave në Stamboll.
AKP
Pasi Gjykata Kushtetuese e mori vendimin që të mbyllet Partia e Fazilet’it, deputetët e këtij subjekti politik, filluan të punojnë për një Parti të re, dhe deputetët u ndanë ne dy rrugë. Atë të “Tradicionalistëve” dhe “Reformistëve”. Më udhëzimin e Recai Kutan u formua Saadet Parti, që u krijua nga Tradicionalistët. Ndërsa Erdogan vazhdoi rrugën duke krijuar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (turq; Adalet ve Kalkinma Partisi)në vitin 2001, ku u zgjodh si lideri i këtij subjekti.
Politika e Jashtme
Me të ardhur në pushtet, Erdogan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian,, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturale. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bëri një përshtypje të ri që Turqia u orientua kah Perëndimi.
Protagonist i rikthimit të Turqisë
Protagonist i politikës ndërkombëtare për shkak të pozicionimeve luftarake dhe aftësive të tij për të ndjekur një politikë autonome, të pavarur nga aleatët e tij “tradicionalë”, me biografinë e tij, Kryeministri Erdogan duket se pasqyron kontradiktat dhe identitetet që përbëjnë imazhin kaleidoskopik të Turqisë së mijëvjeçarit të ri. Për më shumë se 80 vjet, Turqia ka treguar një imazh zyrtar të vetes që përfaqësonte pak mendimin dhe idetë e njerëzve të thjeshtë. Mustafa Kemali, babai i famshëm i turqve, e kish drejtuar popullin e tij drejt konsolidimit të një shteti – komb modern dhe shekullar, duke abroguar autoritetin e Perandorisë Otomane, “e sëmura e madhe e Europës”, që shembej nga goditjet e lëvizjeve indipendentiste. Qysh atëhere, klasa e re drejtuese turke ka ndjekur me fanatizëm ideologjinë kemaliste dhe ka kërkuar që të eliminojë çdo mbeturinë të së kaluarës perandorake dhe ta bëjë Turqinë më të ngjashme me Europën fqinje.

Islami
Islami u abrogua si feja shtetërore, alfabeti arab u zëvendësua nga shkronjat latine, poligamia u eliminua dhe iu dha e drejta e votës grave. Veç kësaj, ndërsa kodet civile, penale dhe tregtare u azhornuan sipas shembullit të atyre europiane dhe gjykatat islamike u abroguan, ushtarakëve iu besua roli i kontrollit dhe i kalibrimit të identitetit politik e kulturor të Turqisë dhe të ndërhynte në momentet në të cilat Kushtetuta e re nuk zbatohej. Një pauzë e papritur dhe drastike, e ardhur nga lart, që e ka influencuar thellësisht shoqërinë turke, e ndarë në mënyrë skicofrenike midis një tradite shekullare islamike dhe avancimit të modernizmit të markës perëndimore. Kjo gjendje e gjërave ka zgjatur shumë. Për tri herë të mira ushtarakët kanë ndërhyrë në jetën politike turke duke i marrë drejtpërsëdrejti frenat e pushtetit. Kurse në raste të tjera ka qenë Këshilli i Sigurisë Kombëtare, gardian i ortodoksisë kemaliste, për të shkrirë formacionet politike antipatike: përpara vitit 1989 partitë që i përkisnin të majtës komuniste dhe, pas kësaj date, ato të afërta me idealet islamike. Në vitin 1997, “grushti i shtetit i heshtur” i fundit i Këshillit ka shkrirë partinë e Ëelfare (Refah) e ish-Kryeministrit Necmettin Erbakan, mentor gjatë viteve universitare të inicimit politik të Erdogan.

Origjina e varfër
Në dritën e asaj që ka ndodhur në të kaluarën duket e vështirë të mendohet se sot është një parti e markës islamike, AKP-ja, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit, që drejton Turqinë prej shumë vjetësh dhe që prejvitesh Kryeministër është i njëjti njeri që në vitin 1998 u burgos me akuzën e nxitjes së urrejtjes fetare pse ka sfiduar shekullarizimin dogmatik turk duke recituar fjalë militomi islamik. Origjina e varfër dhe rrugëtimi i tij jotipik e bëjnë Erdoganin një model për klasën e mesme konservatore. Biri i një rojeje bregdetare, i rritur nëpër rrugët e një prej lagjeve më famëkeqe të Stambollit, i shtrënguar nga varfëria në të cilën dergjej familja e tij të shiste nëpër rrugë limonata dhe simite, Erdogani ka marrë një arsim islamik shumë të ngurtë, përpara se të diplomohej në administrim biznesi në Universitetin e Marmarasë. Në ndryshim nga protagonistët e tjerë politikë të Turqisë moderne, karriera politike e tij nuk i detyrohet as militimit në partinë trashëgimtare të ideologjisë kemaliste të Ataturkut, as punësimit në burokraci.

Në sytë e turqve, Erdogan nuk i ka ndyer duart duke bashkëpunuar me sistemin shtetëror të korruptuar, që bile e ka burgosur për idetë e tij dhe e ka pezulluar nga aktiviteti publik. Tifoz futbolli, lojë në të cilën ka luajtur si profesionist gjatë viteve të universitetit, është edhe mysliman konservator, që deri pak kohë më parë e shmangte dhënien e dorës grave dhe preferonte që të mos ulej në tavolinë nëqoftëse shokët e tavolinës konsumonin pije alkoolike.
Rasti i parë për të demonstruar aftësitë politike të tij, pas vitesh militomi në Partinë Refah, i është paraqitur kur u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994. Efektiv dhe karizmatik, nga kjo përvojë siguroi një konsensus të madh pse ka përballuar me aftësi çështje si mungesa e ujit, ndotja dhe trafiku metropolitan, megjithëse ka tentuar edhe që të ndalojë shitjen e pijeve alkoolike në vendet publike. Ka mundësi, diplomimi i tij në menaxhim biznesi ka rezultuar i dobishëm për të shëndoshur financat e një prej qyteteve më kaotike dhe të mbipopulluara në botë dhe lufta e tij kundër korrupsionit i ka garantuar mbështetjen e klasave popullore, në pjesën më të madhe të fesë islamike dhe të biznesit të vogël, i lodhur nga keqqeverisja.

I huaj për establishmentin turk, europeist, por megjithatë mysliman, luftarak, por i hapur ndaj kompromisit në emër të së mirës të përbashkët: nëqoftëse Ataturku ka qenë babai i Turqisë moderne, Erdogani është portreti i Turqisë bashkëkohore, i aftë në të njëjtën kohë që të shikojë nga bota islamike dhe të ruajë aleancat strategjike më të rëndësishme.
Në fakt, në nivel ndërkombëtar, synimet e Turqisë janë përqendruar në shumë fronte. Tradicionalisht, Turqia portretizohej si një vend i afërt me Perëndimin. Megjithatë, kohët e fundit, vendi duket se po largohet nga brigjet perëndimore për të shikuar nga Lindja. Procesi i gjatë dhe i lodhshëm në Bashkimin Europian, i nisur në tetor të 2005 dhe i avancuar me vendosmërinë e Erdoganit, duket akoma larg nga një zgjidhje e mundshme. Kërkesat e Bashkimit Europian janë bërë gjithnjë e më të forta dhe vetë popullsia turke është bërë e pakënaqur ndaj një projekti që e kishte mbështetur me shumë entuziazëm.

Tani që Turqia, për t’iu shmangur standardeve europiane, ka arritur ta reduktojë rolin e ushtarakëve dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të përmirësojë paraqitjet e ekonomisë kombëtare dhe po impenjohet për të reformuar Kushtetutën, banorët e saj duken më pak të interesuara ndaj fateve të kësaj “fejese të përjetshmeR

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›