E Diel, 1 Nëntor 2026

Roli i futbollistëve vendas dhe i atyre të huaj

Nga Skifter Këlliçi
Boston, SHBA

Skifter KelliciGazetari, komentatori sportiv dhe shkrimtari, Skifter Këlliçi, na ofroi këtë shkrim të gjatë rreth disa prej problemeve të mprehta të futbollit në botë, të cilat, në një mënyrë, a në një tjetër, prekin edhe futbollin tonë. Në shkrim mund të ketë edhe pika të diskutueshme. Sidoqoftë po e botojmë.

Vijon nga numri i kaluar
Ta ndjekim tani Murinjon në Spanjë
Nuk di arsyen sepse Morati e la atë të fluturonte te Reali, kur për dy vjet Murinjo fitoi dy kampionate dhe Cempionsin e priturpas 45 vjetësh, dhe me atë regjiment mërgmtarësh pasunarë mund të fitonte, në mos këtë trofe, përsëri kampionatin italian.
Me të mbërritur në shtatmadhorinë e Realit, me tu takuar me presidentin Perez, që kishte larguar Pelegrinin për drejtim të dobët të skuadrës, Murinjo i kërkoi atij pa ngurruar ca përforcime. Dhe Perezi, si Abramociviçi dhe më pas Morati, nuk ia prishi speshell uanit këtë huq.
Por këtë radhë ai nuk tundi kokën se, siç duket e quajti të tepërt, por vetëm sa puliti sytë dhe kësisoj në klanin madrilen veç e kur ia behën, ashtu si te Interi një vit më parë, Lucio, Snejderi, Tiago Mota, Milito, Pandevi, Etoja, që kemi zënë në gojë në këtë artikull, pra una bella compania: gjermano-turku Ozil, gjermano-marokeni Kedira, argjentinasi Di Maria, francezin Bënzema, për të cilët sytë e Murinjos lëngëzoheshin, tek i kishte parë në Botërorin Jugafrikan 2010 dhe bashkatdhetarët Karvajo, Koentrao që i njihte dhëmbë e dhëmballë, sidomos të parin që e kishte pasur te CCelsi i tij.
Pra, e pasuroi skuadrën me rreth 35 përqind. Dhe, po të shtojmë dhe Kakanë, që pas një konvaleshence të gjatë u duk sërishmi në fushë, Reali i ngjason pak a shumë Interit me vetëm portierin Kasiajas, Arbeloan, Alonson dhe Ramosin spanjollë.

Atyre këtë sezon u ka shtuar edhe ganezin Esienin të huazuar nga CCelsi dhe mbi të gjithë kroatin Modric. Kurse në Barcelonën e Guardiolës dhe të Vijanovës, që e ka zëvendësuar deri tani me sukses, duke dëshmuar se një trajner i mirë duhet të ketë lojtarë të mirë, pjesa dërrmuese përbëhet nga futbollistë spanjollë: portieri Valdes, Puol, Buskets, Shavi, Iniesta, Vila, Pedro, Pinto, pastaj Fabregasi, Alba… por edhe Mesi mund të quhet barcelonas, sepse ka ardhur në këtë skuadër që 15-vjeçar dhe është formuar si futbollist në këtë qytet katallan…

Sidoqoftë, me gjithë këto përforcime, të cilave këtë sezon iu shtua edhe francezi 19 vjeçari Verran, Murinjo që gjatë këtyre tre vjetëve me Realin është paguar me 50 milionë euro, veç bonuseve, dhe me këto blerje ka shpenzuar plot 94 milionë euro, këtë sezon nuk fitoi asnjë kupë. Dhe Murinjo që shquhet veç të tjerash edhe si arrogant, mospërfillës dhe mendjemadh u dëbua me turp nga Reali, pa arritur të krijojë një fytyrë të kësaj skuadre, duke u ngushëlluar me katër ndeshjet kundër Barcelonës, për kampionatin dhe Kupën e mbretit, ku arriti dy fitore dhe dy barazime
Dihet se Murinjo do të shkojë do të shkojë të CCelsi i Abramoviccit. Shkruhet gjithashtu ka ndërmend që të marrë në këtë skuadër për 90 milionë Ronaldon. Shkruhet se do që të marrë Varanen 20 milionë, Kedirwn, 25 milionë, Felainin e Evertonit për 28 milonë, Hulkun e Zenitit të San Petersburgt për 45 milionë, Falkaon e Atletiko Madridit për 30 milionë. Ky është parimi i Murinjos: Të këtë skuadër me sa më shumë lojtarë të huaj. Atëherë përsëri: Fiton skuadra, apo trajneri?
Pjesa e katërt

Që kushtëzues i suksesit jo rrallë është trajneri dhe pastaj skuadra, këtë do të përpiqem ta parashtroj me disa fakte, ndonëse edhe kjo nuk mund të absolutizohet. Në ditët e para të tetorit të vitit 2010 Federata Portugeze e Futbollit iu lut Murinjos që të vinte në atdhe që të drejtonte për disa ditë kombëtaren që pas barazimit ne Qipron, (4-4) dhe humbjes me Norvegjinë, (0-1), te vlefshme për Euro 2012-tën ndodhej në pikë të hallit dhe rrezikonte në ndeshjet me Islandën dhe Danimarkën, më 8 dhe 12 të atij muaji, speshëll uani, siç e kam vënë në dukje në një fejton të botuar më parë në këtë gazetë, (kjo frazë të hiqet) e drodhi, gjoja me arsyen se drejtuesit e Realit nuk e paskëshin lejuar.
Në fakt, mirë bëri, sepse me çfarë do ta ndihmonte skuadrën e atdheut të tij për pak ditë. Me frymën e shenjtë? Ishte edhe naivitet i asaj federate që priste çudira që nuk mund të ndodhin.

Por Murinjo ka dëshmuar se nuk ka ndërmend ndonjëherë të drejtojë Portugalinë, sepse po të ndodhë kështu… aha… Harro mushkë Valarenë!, siç thotë një proverb. Atje nuk ka yje që blihen më ar, atje Murinjos do ti duhet të kullandriset me miellin e vet. Dhe në qoftë se speshëll uani do të arrinte jo më ta bënte Portugalinë nënkampione të Evropës, ose si Euzebio me shokë të tretën në rruzullin tokësor në Botërorin n Angli 66, dhe Ronaldo gjithashtu më shokë nënkampionë të Evropës më 2004, atëherë unë i pari dhe pas meje plot e plot gazetarë që e kanë qortuar në shtyp, do ti përkuleshim dhe do ti kërkonim të falur(Do ta respektoja, siç respektoj trajnerin e heshtur, modest, por vigan spanjollin Del Boske që arriti ta kurorëzonte Spanjën kampione të botës më 2010 dhe të Evropës më 2012).
Kështu i patën kërkuar të falur Alf Remsit plot e plot nga ata që nuk kishin pasur besim, kur ai u vu në krye Anglisë më 1963, ndonëse, duke drejtuar skuadrën e panjohur Ipsvicc, arriti ta shpinte atë nga kategoria e tretë, ku ndodhej që më 1956, në kategorinë e dytë, në të parën, pastaj për herë të parë dhe të fundit ta ngjiste përfaqësuesen angleze në Everestin e futbollit botëror në Londër më 1966.
Por Murinjo e di se të bëhesh i famshëm, sidomos për një kohë të gjatë me përfaqësuesen, siç është bërë deri tani me skuadra klubesh, të komanduara nga miliarderë që i kam përmendur disa herë në këtë shkrim, kjo është shumë e vështirë.

Kujtojmë, Feolwn, nën drejtimin e të cilit Brazili fitoi më 1958 për herë të parë një botëror futbolli . Por më 1966 në Angli dështoi që në grup, edhe pse pati besim te ajo gardë që tashmë ishte vjetruar. Më 1982 Italia e Bearxotit, që u shua para disa ditësh, fitoi pas 44 vjetësh përsëri botërorin e futbolli. Për të tretën herë. Por dështoi në mënjanueset e Euro 84-ës, dhe në çerekfinalet e Botërorit Meksikë 86 ai u detyrua të dorëhiqej.
Të marrim shembuj më të freskët: Trajneri hollandez, Hidink, drejtoi Rusinë që u rendit e katërta në Euro 2008-tën, ku tregoi një futboll të hijshëm, mundi Hollandën 4-1. Por në mënjanuset e Botërorit 20010 u mposht nga Sllovenia e vogël dhe nuk shkoi dot në Afrikën e Jugut. Po me ata futbollistëGreqia e trajnerit gjerman Rehagel, fitoi Europianin 2004 në Portugali, por nuk arriti të kualifikohej për Botërorin Gjermani 2006.
Po kështu ndodhi dhe me bashkatdhetarin e tij, Advokaat, në Euro 2012-tën. Dhe po me skuadrën ruse. Pas ndeshjeve vezullimtare, mjaftoi humbja me Greqinë dhe rusët u u mënjanuan, kryesisht për gabime të mëdha të futbollistëve që nuk zbatuan orientimet e tij.
Edhe trajneri turk, Terim, shkëlqeu me skuadrën e atdheut të tij në Euro 2008, por nuk e shpuri atë në finalët e Botërorit 2010. Thuajse po me ata futbollistë. E njëjta histori u përsërit me Dungën. Brazili i tij luajti si macja me miun me Italinë e Lipit, të cilën e shpartalloi 3-0 në Kupën e Konfederatës më 2009 në Afrikën e jugut, dhe humbiste në pjesën e parë ne SHBA-në 0-2. Por e përmbysi rezultatin në 3-2 në pjesën e dytë dhe fitoi kështu këtë turne. Mirëpo dështoi me lojëra të shurdhra në një vit më pas, po në Afrikën e Jugut, ku u mënjanua pas një ndeshjeje anonime kundër Holandës së Robenit dhe Snajderit, të cilit nuk u desh të kërcente, qoftë një gisht mbi tokë që të shënonte golin e dytë dhe të fitores pas

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›