Shiu, del nga shtrati lumi në Gramsh, bllokohet rruga
Gramsh- Si pasojë e rreshjeve të shiut të rëna gjatë ditës së sotme, lumi i Lilajve ka dalë nga shtrati duke sjellë mjaft probleme për banorët e Gramshit.
Mësohet se për shkak të ujit është bllokuar tërësisht rruga dhe kjo ka bërë që shumë automjete të qëndrojnë aty për më shumë se dy orë, mes të cilëve edhe një autobus me maturantë.
Situata është mjaft alarmante pasi pushteti vendor nuk ka mjete për të përmirësuar situatën, ndërsa pritet që të vijën ndihma nga këshilli i qarkut në Elbasan.