E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e Lekut, si kanë ndryshuar simbolet në 85 vjet

Posteri i ekspozitës së hapur nga Banka Kombëtare Shqiptare, me rastin e emetimit të monedhës së parë shqiptare

Mirë është që të kesh shumë syresh, ani pse thonë se nuk e blejnë lumturinë. Nuk ka fort rëndësi se çmadhësi dhe çngjyrë kanë, mjaft që vlera e tyre të jetë e madhe. Është punë parash. Kemi kaluar lloj-lloj nëpër duar. Ndoshta nuk na ka rënë rasti që të kemi pasur franga të kohës së Zogut (në mos gjyshja ka ruajtur ndonjë nëpër sepete), por ama ato prerjet e mëdha të para viteve 90, skishte portofol që ti nxinte. Paraja, si çdo gjë tjetër, ka reflektuar ndryshimet e kohës, ndryshimet e sistemeve, të cilët lënë vulën e tyre edhe mbi monedha e kartëmonedha.

Kartëmonedha e parë kombëtare shqiptare e emetuar në vitin 1926 kishte vlerën 5 lekë – 1 Frang Ari, në njësinë monetare Lek. Qeveria shqiptare pro

Monedha e parë e emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926. Kishte vlerën 5 Franga. Nga ana ballore mbante portretin e Mbretit Zog, ndërsa pas një fshatar duke ngarë një pendë qe. Në të shkruhej Shqipni-Albania.

testoi për këtë kartëmonedhë, pasi shqiponja në të u vizatua e stilit romak, me një kokë dhe jo dykrenore. Për këtë arsye, ajo u hoq shumë shpejt nga qarkullimi. Sipas do

kumentacionit të kohës, kartëmonedha u shtyp në firmën Richter në Napoli të Italisë dhe qarkulloi vetëm 5

ditë. Në këtë periudhë, BKSH emetoi kartëmonedhat me prerje 5 Franka Ari, 20 Franka Ari (28.02 1926), 100 Franka Ari (20.05 1926)…

Këtë vit Banka e Shqipërisë kremton një nga ngjarjet në të rëndësishme në historinë ekonomike të vendit tonë: 85-vjetorin e hedhjes në qarkullim të monedhave e kartëmonedhave të para kombëtare. Me këtë rast, Ban

Monedhë me vlerën 10 lekë, e prerë në vitin 1968. Nga ana kryesore, veç vlerës së monedhës, është edhe stema e Republikës e rrethuar me yje, ndërsa pas Skënderbeu mbi kalë.

ka e Shqipërisë hap ekspozitën 85 vjet – monedhë kombëtare në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Një ekspozitë interesante, ku tregohet historia e parasë shqiptare, që në krijimin e BKSH-së. Koleksione të monedhave dhe kartëmonedhave të periudhave të ndryshme do të ekspozohen për publikun. Disa syresh vijnë për herëtë parë. Janë nxjerrë nga arkivat për këtë rast të veçantë. Ekspozita përmban edhe këndin e kinemasë, e cila në mënyrë më të prekshme dhe më të drejtpërdrejtë, jep pamje ekskluzive mbi prodhimin dhe përpunimin e kartëmonedhave dhe monedhave metalik

Monedhë e emetuar nga BKSH në vitin 1939, pas pushtimit fashist. Nga ana kryesore ishte stamposur portreti i Mbretit Vitorio Emanuele i III me mbishkrimin rreth e qark: Mbret. E për Vitt. Em.III Re e Imp dhe në anën tjetër shqiponjën dykrenore me mbishkrimet Shqipni-Albania 1939-R”.

e, elementëve të sigurisë së kartëmonedhave dhe njohjen e tyre. Por pa dyshim, pavarësisht nga vlera, më interesantja është vetë pamja e parave, mënyra se si ato kanë ndryshuar nga viti në vit dhe nga sistemi në sistem. Meqenëse ngritja e BKSH-së përkon me kohën e Mbretit Zog, në monedhat dhe kartëmonedhat e para vendin kryesor e zinte pikërisht portreti i tij. Në kartëmonedhat e kësaj kohe gjejmë edhe pamje monumentesh, urash, lagjesh, të cilat gjatë kohës së pushtimit fashist u zëvendësuan me kokën e Viktor Emanuelit III, ndërsa në kohën e socializmit me njerëzit e rinj të socializmit me kazma e lopata, me trena e turbina, traktorë e autokombajna. Ndërsa pas rënies së komunizmit, për të qenë sa më korrekt mbi kartëmonedha u stamposën portretet e heronjve kombëtarë, apo rilindësve. Krahas koleksionit të monedhave dhe kartëmonedhave, ekspozita ofron edhe artikuj të shtypit të kohës, fotografi dhe dokumente.
Historia
Kartëmonedha e parë kombëtare shqiptare e emetuar në vitin 1926 kishte vlerën 5 lekë – 1 Frang Ari, në njësinë

Monedhë e emetuar nga BKSH në vitin 2000. Një monedhë me vlerë 100 lekë, që mban përsipër pamjen e një prej statujave më të famshme në botë, atë të statujës së Davidit, të Mikelanxhelos dhe pas pallatin e vjetër në Firence.

monetare Lek. Qeveria shqiptare protestoi për këtë kartëmonedhë, pasi shqiponja në të u vizatua e stilit romak, me një kokë dhe jo dykrenore. Për këtë arsye, ajo u hoq shumë shpejt nga qarkullimi. Sipas dokumentacionit të kohës, kartëmonedha u shtyp në firmën Richter në Napoli të Italisë dhe qarkulloi vetëm 5 ditë. Në këtë periudhë, BKSH emetoi kartë

Kartëmonedha e parë e emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926. Kishte vlerën 5 Lek. Mbi të shquhet një shqiponjë me një kokë krahë të hapur dhe motive floreale. Është e shkruar në gjuhën shqipe dhe italisht.

monedhat me prerje 5 Franka Ari, 20 Franka Ari (28.02 1926), 100 Franka Ari (20.05 1926). Kartëmonedha 5-frankshe u rishtyp dhe u hodh në qarkullim pas vitit 1930 dhe ndryshon nga varianti i parë vetëm nga një firmë. Në vitin 1926, u shtyp edhe një variant i kartëmonedhave me prerje 1, 20, 100 franka, por nuk u hodhën në qarkullim. Janë me numër serie 00000 dhe mbajnë sipër vulën ANULATO. Duke qenë se BKSH në krijimin e saj ishte italo-shqiptare, vlera shkruhej në shqip dhe në italisht.
Monedhat
Pamja kryesore e monedhave të vitit 1926 kanë kryesisht të stamposura portretin e Mbretit Zog, të shoqëruar me një apo dy yje, portretin e Skënderbeut, një shpend me krahë hapur, shqiponja dykrenore, një kokë shqiponje, apo një luan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›