E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Tirana, së shpejti me tramvaj dhe me lagje moderne

31-03-2011 / Leonard Quku

Kandidati për Kryebashkiak, Lulzim Basha, takon banorët e Kombinatit


VEZHGIM/Rikonstruksioni i rrugës “Medar Shtylla”, jo vetëm sipas procesit “asfalt mbi asfalt”, por këtë herë Edi Rama shkatërroi edhe trotuaret


VEZHGIM/Rruga “Sadik Petrela”, shëmbëlltyra e katastrofës urbane të Edi Ramës


UPDATE- Bashkia e Tiranës është e vetmja njësi qeverisëse në Evropë dhe Botë që s’ka një kryetar i cili të kujdeset për komunitetin, problematikën e qytetarëve, hallet dhe shqetësimet e tyre. Kjo si pasojë e qeverisjes nga një kryetar i cili për më shumë se 10 vjet asnjëherë s’ka menduar për interesin e qytetarëve, por ka vënë ambicien e tij personale të lidhur politikisht mbi shërbimin që duhet t’i kryente komunitetit. Një situatë e tillë braktisje dhe lënie në mëshirë të fatit preket në thuajse të gjitha zonat e administruara nga Bashkia e Tiranës. Kësisoj, Kombinati, kjo pjesë e rëndësishme e Tiranës, me rreth 60 mijë banorë, vitet e fundit është larguar nga Kryeqyteti dhe aktualisht gjendet një orë larg qendrës. “Një orë bëjmë të shkojmë në Tiranë me autobus”, i thanë banorët dje Lulzim Bashës, kandidatit për kryebashkiak në Tiranë. Lulzim Basha dëgjoi shumë ankesa për transportin, dhe i siguroi banorët duke u shpjeguar atyre  planin që ai ka. “Pikat më të largëta do të kenë lidhje shumë më të mira përmes Tramvajit, rrugës së vet të dedikuar dhe të pavarur nga trafiku”, u tha Basha banorëve. Transporti publik është një nga problemet që ka kjo zonë. Sa më thellë të depërtosh nëpër lagje, aq më shumë dalin në sipërfaqe mangësitë e mëdha në infrastrukturë. Banorët i treguan Bashës mungesën e pusetave dhe pasojat që sjell kjo situatë. “Ujërat e zeza janë ngado”- ankohen banorët. Rrugët janë të prishura. Fëmijët nuk kanë ku të luajnë. Të moshuarit nuk kanë një hapësirë ku të çlodhen. “Do ta bëj rrugën, por do ta bëj me plan zhvillimi, ku të ketë edhe shesh për të luajtur fëmijët dhe për të kaluar kohën të moshuarit”- u angazhua Lulzim Basha gjatë takimeve që pati në Kombinat me qytetarët. Banesat janë të vjetra dhe në gjendje të rënduar. Banorët i kërkuan Bashës që të ndërhyjë. Kandidati për Kryebashkiak në Tiranë i garantoi qytetaret se për të gjithë hallet dhe problemet që ata kanë do të kenë vëmendjen e tij të vazhdueshme kur ai të jetë në krye të Bashkisë. Sot ishte dita e pestë e fushatës së kandidatit për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha, në turin e tij të dëgjimit të halleve të banorëve dhe ofrimit të zgjidhjeve për problematikën e akumuluar në vite.


Rruga “Sadik Petrela”, shëmbëlltyra e katastrofës urbane të Edi Ramës


Është rikonstruktuar 4 herë dhe përsëri është në gjendjen e 10 viteve më parë Rruga “Sadik Petrela” në zonën e quajtur Kodra e Priftit në Tiranë, nuk është as e para dhe as e fundit në kryeqytetin e Shqipërisë që karakterizohet nga gropat e mëdha, të cilat vështirësojnë kalimin e mjeteve dhe të këmbësorëve. Por, e veçanta e kësaj rruge është asfaltimi i saj thuajse çdo dy vjet. “Rruga nuk është shtruar njëherë, por është shtruar plot 4 herë”- thotë një banorët, ndërsa e konfirmon edhe një tjetër teksa e quan të habitshme se si është e mundur që një segment rrugor në kryeqytet, i cili edhe pse supozohet se u ri-konstruktua, brenda pak muajsh kthehet në gjendje mizerable. “Brenda vitit kjo skadon. Është shtruar, gjasme është rregulluar, prapë e njëjta punë është. Shikoni se çfarë bëhet këtu”- deklarojnë banorët, teksa nuk kursejnë kritikat ndaj Bashkisë së Tiranës, e cila sipas tyre është përgjegjëse për këtë cilësi punimesh, thuajse jashtë çdo standardi. Investimi i parë në këtë rrugë është realizuar gjatë viteve 2001-2002, por është e pa-arkivuar në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Në shkurt të vitit 2006 u inauguruan punimet për sistemimin e infrastrukturës për bllokun “Kodra e Priftit”, me një vlerë prej gati 200 milionë lekësh. Kryebashkiaku Edi Rama që ishte i pranishëm në inaugurimin e këtyre punimeve do të deklaronte se “kjo vepër e re që shpreh konsolidimin e plotë të institucionit të bashkisë, është një dëshmi e gjallë e faktit se jo vetëm asgjë nuk na ndalon por edhe sado që të lehin qentë karvani do të ecë përpara”. Në dhjetor të vitit 2007 u dhanë nga paratë e taksapaguesve të Tiranës edhe 23 milionë lekë, pikërisht për një tjetër rikonstruksion të kësaj rruge. Këtë herë, kryebashkiaku Rama në inspektimin e punimeve tha se “kjo rrugë simbolizon politikën e premtimeve të mbajtura”. Është një rrugë e cila mbyll një plagë të madhe urbane në këtë zonë”. Në muajin gusht 2008 kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama rikthehet në këtë zonë. Rikthehet për të nisur përsëri punimet në rrugën “Sadik Petrela”, për të propaganduar shtrimin e 62 rrugëve me vlerë 200 milionë lekë. Këtë herë u premton banorëve se nuk do të ecim më mbi baltë. Por, në të vërtetë konstatohet e kundërta. Dhe kjo e kundërt është tepër e hidhur për banorët e asaj zone. Jemi në vitin 2011-të dhe rruga “Sadik Petrela”  e cila është financuar 4 herë nga bashkia e Tiranës me paratë e taksapaguesve kryeqytetas, është në të njëjtën gjendje të 10 diteve më parë. Lind pyetja tepër e sinqertë; ku kanë shkuar miliona lekë të taksapaguesve? Kush duhet të përgjigjet për miliona lek të harxhuara? A është kjo përgjegjësi e bashkisë dhe kryetarit të saj Edi Rama? Pikërisht, kjo është pyetja që do ndjekë nga pas Edi Ramën gjatë gjithë fushatës zgjedhore, ndërsa qytetarët presin një përgjigje po aq sa të sinqertë sa pyetja: “ku kanë shkuar paratë e taksave të tyre”?


VEZHGIM/Rikonstruksioni i rrugës “Medar Shtylla”, jo vetëm sipas procesit “asfalt mbi asfalt”, por këtë herë Edi Rama shkatërroi edhe trotuaret


Edhe pse segmenti kryesor në Komunën e Parisit kishte vërtetë nevojë për një rikonstruksion të plotë dhe modern, ajo që bëri bashkia e Tiranës brenda 4 ditëve është e paprecedentë. Rruga afro 2 km e gjatë, u përfundua për 4 ditë, por rikonstruksioni i saj nuk ishte gjë tjetër veçse një procesim i standardit mediokër të bashkisë, “asfalt mbi asfalt” dhe “zhdukje të trotuareve”. Pikërisht kjo ka ndodhur në segmentin kryesor të Komunës së Parisit, në rrugën “Medar Shtylla”. Jo më larg se dje Edi Rama u paraqit në këtë zonë, me petkun e shpëtimtarit apo të njeriut punëtor, edhe pse kjo lagje për vite të tëra është lënë në mëshirë të fatit, saqë gjatë gjithë historisë së saj, që prej krijimit, vetëm është përmbytur në pak minuta shi. Problem ky madhor që në shumtën e rasteve ka çuar në protestën e banorëve, protestë e cila është injoruar nga Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Edi Rama. Komuna e Parisit vuan probleme të shumta. Ndotja e ambientit dhe betonizimi i çdo hapësire publike, duke e kthyer në pallat shumë katesh, mungesa e parkingjeve si dhe e kopshteve për fëmijët, ka çuar në pakënaqësi në banorëve, teksa edhe rikonstruksioni i rrugës kryesore nuk është gjë tjetër veçse një “projekt në prag të fushate” që ndërtohet në emergjencë e sipër, jashtë çdo standardi dhe pa cilësi, pasi ndërtimi i saj u bë sipas parimit të dashur të Edi Ramës, “asfalt mbi asfalt”, jetëgjatësia e së cilës nuk është më shumë se disa muaj. Përveç këtij financimi të brishtë dhe të padobishëm, Edi Rama i ka kryer një tjetër shërbim negativ komunitetit. Trotuaret janë thuajse inekzistente, duke i ngushtuar ato gjithnjë e më shumë, ndërsa iu ka dhënë prioritet bizneseve dhe tregtarëve ambulantë të cilët shtrihen gjatë gjithë gjatësisë dhe gjerësisë së trotuarit.


Deklaratë e Kreut të Listës për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku


Sot, rraskapitja politike e Edi Ramës provoi edhe një herë se ai e ka mendjen vetëm tek lufta politike dhe jo në zgjidhjen e problemeve të akumuluara në vite në Tiranë. Lulzim Basha mendon dhe vepron ndryshe. Ai e njeh shumë mirë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Ashtu siç ndërtoi me sukses rrugën Durrës-Kukës, veprën historike kombëtare, po ashtu do të ndërtojë të gjitha akset e reja të Kryeqytetit. Tashmë të gjithë e dinë se Edi Rama vjen në këto zgjedhje duarbosh dhe pa bilanc. Kryeqytetasit janë të zgjuar dhe e kuptojnë se Edi Rama nuk ka asnjë alternative për ta, madje as edhe një rrugë të vetme për ta. Prandaj programi i tij i vetëm është politika e dëshpëruar e përbaltjes, e shpifjes dhe trillimit. Me këtë politikë nuk krijohet asnjë vend i ri pune, nuk ulen taksat, nuk ndërtohet asnjë rrugë apo shkollë e re, nuk ulen çmimet, nuk zgjidhet kolapsi i trafikut, nuk bëhet qyteti më pak i ndotur. Ndërsa për Kryebashkiakun e ardhshëm, Lulzim Basha, e para është Tirana, të parët janë qytetarët e saj, hallet problemet dhe shpresat e tyre për të ardhmen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›