Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Kantrimen, vjen sërish nesër në Tiranë

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare
Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen mbërrin nesër në Tiranë, për të zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare.
Kjo është vizita e tretë, që zyrtari i lartë amerikan zhvillohen brenda pak kohësh në Tiranë.
Kantrimen, mësohet se do të ketë takime të veçanta me Presidentin e Republikës Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, si dhe me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
Në këto takime, do të diskutohet situata aktuale politike në vend.
Tomas Kantrimen ishte zyrtari amerikan i cili u shpreh hapur për mbajtje të zgjedhjeve të lira më datë 8 Maj. Po ashtu, Kantrimen ishte i pari zyrtar amerikan, i cili theksoi se të vetmet zgjedhje që do të mbahen në Shqipëri janë ato lokale, duke hedhur shprehimisht poshtë pretendimet dhe kërkesat e opozitës për zhvillim të zgjedhjeve të parakohëshme politike në vend.
Gjatë vizitave të tij të mëparshme, zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen, ka lëshuar mesazhe të qarta për zgjidhjen e ngërçit politik.
Ai ka theksuar se kapërcimi i dallimeve mes palëve, është i nevojshëm.
Kantrimen është ndalur në mënyrë të veçantë në zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit brenda standardeve ndërkombëtare.