E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, betohen 5 deputetë të rinj

31-03-2011 / Gazeta 55

Pesë deputetë të rinj të Kuvendit, 3 të Partisë Demokratike: Ndriçim Babasi, Aurel Bylykbashi dhe Kosta Barka dhe 2 të Partisë Socialiste, Ndrec Deda dhe Arjon Muçaj u betuan sot në seancë plenare në zbatim të vendimit të KQZ-së për plotësimin e vendeve vakante në parlament, të krijuara nga kandidimi në zgjedhje lokale të 8 majit, të disa deputetëve.
     Sipas rregullores parlamentare, drejtuesi i seancës, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, lexoi tekstin e betimit dhe ligjvënësit e rinj u ngritën në këmbë duke thënë "Betohem". 
     Dy ditë më parë KQZ vendosi të plotësojë venet vakante në Kuvend me kandidatët vijues të listës shumë-emërore të partive, pas dorëheqjes së deputetëve Lulzim Basha, Ardian Kollozi, Ferdinand Xhaferraj, Fatos Tushe dhe Gjokë Jaku, të cilët kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore.


Seanca


Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës, ku pritet të shqyrtohen disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe për bashkëpunimin ekonomik. Seanca e sotme do të shqyrtojë ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit ndërmjet palës shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe bankës gjermane KFV Frankfurt AM MAIN për financimin e projektit “Fondi i Investimeve Sociale IV”, e cila do të pasohet nga shqyrtimi i marrëveshjes për financimin me grant të projektit “Shërbime konsulence për forcimin e kapaciteteve të Ujësjellës-Kanalizimeve, Berat- Kuçovë”. Një pr/ligj që pritet të shoqërohet me diskutime është dhe ai “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, si dhe një ndryshim në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Seanca mbylli punimet me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›