Historia e Shqiperise ne librin e shenjte
Histori/ Krishterimi ne Iliri sipas Bibles. Faktet historike qe na jep libri i shenjte per historine e Shqiperise
Ne te gjitha tekstet e Historise se Shqiperise thuhet se krishterimi ne territoret qe sot banohen nga shqiptaret u perhap qysh ne shekullin e pare dhe i perket periudhes se apostujve nxenesve dhe pasuesve te Krishtit. Ky fakt mese i vertete vertetohet nga nje sere dokumentesh historike nga te cilat vecojme librin ku bazohet feja kristiane Biblen.
Duke u nisur prej saj jane bere interpretimet e para rreth historikut te krishterimit ne Iliri te cilat duhet thene se kane qene te shumta. Ne morine e tyre mund te vecojme per saktesine e trajtimit te drejte te fakteve dy autore. I pari eshte Fan Noli qe vite me pare formuloi nje studim te shkurter te titulluar Veshtrim Historik i Kishes Ortodokse Shqiptare nga Shen Pavli te Skenderbeu te cilin e gjejme Vepra VI e tij e botuar ne Tirane ne vitin 1995. Ndersa autori i dyte per te cilin duhet theksuar se ka realizuar studimin me te plote ne kete fushe eshte historiani bashkekohes Andrea Llukani. Librin e tij te titulluar Krishterimi ne Shqiperi botim i vitit 2010 e gjen tashme edhe ne site dhe forume te ndryshme ne internet.
Nderkohe qe ka patur edhe autore te tjere te cilet pa u thelluar ne analizen historike dhe pa ju future interpretimit me te thjeshte i kane keqinterpretuar faktet e dhena ne Bibel duke i paraqitur ato a priori. Nje interpretim i gabuar ka qene ai lidhur me predikimin e Shen Palit ne Apolonine e Ilirise apo Apolonine e Jonit sic e quanin autoret antike. Megjithate u desh nje kohe e gjate qe kjo teze te binte dhe opinioni publik tashme eshte qartesuar se Shen Pali nuk ka qene asnjehere ne Apolonine e Ilirise ne Pojanin e sotem prane Fierit por ne qytetin antik te Apolonise ne Maqedonine e sotme greke prane Selanikut. Kete e thote edhe Shen Pali ne Bibel tek kapitulli lsquoVeprat e Apostujve paragrafi 171. Ku midis te tjerave thote Dhe pasi kishim kaluar nga Anfiopoli per ne Apoloni arritem ne Selanik.
Por le te ndalemi tani tek deshmite e Bibles rreth fillimeve te krishterimit ne Iliri. Krishterimi lindi ne vitin 30 ne Jude Izraeli i sotem kur Krishti nisi te predikonte doktrinen e tij rrenjet e se ciles ishin tek Judaizmi feja e hebrenjve te vjeter. Faza e pare e perhapjes se kesaj feje lidhet me aktivitetin e tij nga qe nisi nga viti 30 te cilin e permendem me lart deri ne vitin 33 kur Krishti u ekzekutua i varur ne kryq nga autoritetet romake. Faza e dyte e perhapjes se tij lidhet me veprimtarine e apostujve nxenesve pasues te tij sic ishin Pali Pjetri dhe te tjere.
Pali ishte Apostulli qe luajti rolin kryesor ne perhapjen e kesaj feje ne territoret e perandorise romake. Kete gje ai e realizoi nepermjet udhetimeve dhe predikimeve qe beri ne Jude ne qytetet e Azise se Vogel Maqedoni Greqi Iliri dhe Rome.
Ne Bibel tek Dhiata e re tek kapitulli lsquoVeprat e Apostujve paragrafi 13 12. Pali thote Kur te dergoj Artemane dhe Tikikun bej cmos per te ardhur tek une ne Nikopol sepse vendosa te kaloj dimrin aty.
Nderkohe perpara se te komentojme kete fakt le te themi disa gjera per Biblen. Ky liber ne te cilin bazohet feja kristiane perbehet prej dy pjesesh. Dhiata e vjeter qe nis qe nga zanafilla dhe perfundon me librin e profetit Zakaria tregon per historine e judenjve dhe ardhjen e shpetimtarit Mesise. Ndersa Dhiata e re perbehet nga kater ungjijte i Mateut Markut Lukes dhe Gjonit veprat e apostujve letrat e tyre dhe libri i zbuleses se Gjonit.
Nikopoli qe permend Pali ne Bibel ka qene dikur qyteti i ngritur nga perandori romak Oktavian Augusti dhe qendra me e rendesishme e rajonit te Epirit gjate pushtimit romak me vone qender e provinces romake te Epirit te vjeter Preveza e sotme ne krahinen e Camerise.
Ne momentin kur Pali e dergon kete leter Titi ndodhej si peshkop ne Krete me qellim organizimin e kishes atje. Titi ishte nje nga 70 peshkopet e pare te kishes qe kishte emeruar Shen Pali. Keta peshkope drejtonin bashkesite e krishtera qe ishin krijuar ne kete kohe pergjate rajonit te Mesdheut lindor ku ishte perhapur kryesisht krishterimi. Se bashku me Titin dhe te tjere Pali kishte emeruar edhe Shen Cezarin ne Durres dhe Marinin ne Apoloni. Emerim e tyre Pali mund ta kete bere diku rreth viteve 57-58 te shekullit te pare.
Me pas nga Bibla del se Pali pasi e thirri Titin ne Nikopol do ta emeronte ate ne Dalmaci ne Ilirine veriore. Kete gje e pershkruan po ne Bibel tek letra derguar Timoteut paragrafi 4 9-10. kur thote Perpiqu te vish shpejt tek une sepse Dima me la pasi e deshi kete bote dhe iku ne Selanik Kreshenci ne Galati Titi ne Dalmaci. Por Pali nuk na jep emrin e qytetit dalmat ku sherbente Titi. Ndoshta ky qytet mund te kete qene Salona e cila na del me vone ne shume burime te tjera historike si qendra kryesore e krishterimit ne Dalmaci.
Ndersa tek e njejta leter derguar Timoteut ne paragrafin 4 21. Pali thote Perpiqu te vish perpara dimrit. Te pershendesin Eubuli Pudenti Lini Klaudia dhe gjithe vellezerit. Ky paragraf tregon se letren e tij Pali e ka shkruar gjate qendrimit ne Nikopol ne te cilin ishte krijuar dhe vepronte nje bashkesi vellazeri mjaft aktive kristiane. Po tek kjo leter pak me siper ne paragrafin 4 11. Pali thekson Me mua eshte vetem Luka. Merre Markun dhe sille me vete sepse e kam shume te dobishem per sherbese. Pra Palin ne Nikopol e shoqeronte Luka d.m.th. njeri prej kater autoreve qe shkroi njerin prej ungjijve qe flet per historine e jetes se Krishtit Ungjilli sipas Lukes. Keshtu bashke me apostullin Pal ne Nikopol ka predikuar edhe Luka por ndoshta edhe Marku personi qe ai citon me siper mund te jete njelloj si Luka autori tjeter i njerit prej ungjijve te Dhiates se re.
Atehere mund te themi se nga Nikopoli ku Pali vendosi qendren e tij per disa muaj ai mund te kete derguar misionare te tjere ne territoret e brendshme ilire ashtu sic veproi kur dergoi si peshkop Titin ne Dalmaci si dhe Shen Cezarin ne Durres dhe Marinin ne Apoloni. Pikerisht nga keto kater qytete te bregdetit si Nikopoli Apolonia Durresi dhe Salona nisi perhapja e krishterimit ne prapatoken ilire.
Aktivitetin e tij te drejtperdrejte ne Nikopol dhe dergimin e peshkopeve ne qytetet e mesiperme Pali e perifrazon keshtu tek letra derguar romakeve tek paragrafi 15 19. ku thote Keshtu prej Jeruzalemit e perqark deri ne Iliri kam kryer sherbimin e ungjillit te Krishtit.
Nderkohe qe detyra kryesore e historianeve te antikitetit sot ka mbetur vetem te gjejne itinerarin e udhetimit te Palit per ne Nikopol.
Pyetja jone rreth tij do te ishte e thjeshte. Prej nga u nis ai per te mberritur ketu Ndoshta nga Korinti sepse tek letra derguar Timoteut paragrafi 4 20. ai thote Erasti mbeti ne Korint. Ndersa disa autore te tjere mendojne se Pali erdhi nga Maqedonia nepermjet vijes Egnatia dhe rrugeve te tjera qe lidheshin me te. Megjithate kjo gje nuk eshte vertetuar dhe i mbetet studimeve te reja qe do te kryhen ne te ardhmen.
E rendesishme per Historine e Shqiperise eshte se vete Bibla libri baze i fese kristiane deshmon si nje dokument autentik dhe i pakontestueshem mbi historine e perhapjes se kesaj feje ne trojet e banuara nga iliro-shqiptaret. E pare brenda kontekstit historik te gjitha perpjekjet e Shen Palit per te kristianizuar iliret na deshmojne per rendesine e kesaj popullate dhe te metropoleve te saj ne hapesiren mesdhetare te perandorise romake.