Bashkimi Kombetar Cila alternative Konflikti apo integrimi
Speciale/ Historiani Enver Bytyci drejtori ekzekutiv i Institutit te Studimeve te Evropes Juglindore nje analize per pyetjen me te madhe te kohes sone A do te kete bashkim te shqiptareve ne nje shtet te vetem
Nje deklarate e Kryeministrit Sali Berisha dhe opsioni i tij per bashkimin kombetar kane shkaktuar reagime tek disa individe dhe madje qarqe te caktuara ne Shqiperi e ne Kosove. Zoti Berisha u ka dhene pergjigje pyetjeve te studenteve te Prishtines rreth idese se bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem duke shprehur opinionin e tij se nje proces i tille nuk mund te realizohet sot per shkak se kombi shqiptar do te humbiste territore. Prandaj ai e sheh bashkimin tone kombetar si nje proces paralel me integrimin evropian. Ne gazeten Bota sot profesori e doktori i shkencave Mehdi Hyseni duke kundershtuar kete ide te zotit Berisha arrin ne perfundimin se diskursi i Kryeministrit eshte ne funksion te ruajtjes se pushtetit ketej e andej kufirit.
Nje deklarate e Kryeministrit Sali Berisha dhe opsioni i tij per bashkimin kombetar kane shkaktuar reagime tek disa individe dhe madje qarqe te caktuara ne Shqiperi e ne Kosove. Zoti Berisha u ka dhene pergjigje pyetjeve te studenteve te Prishtines rreth idese se bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem duke shprehur opinionin e tij se nje proces i tille nuk mund te realizohet sot per shkak se kombi shqiptar do te humbiste territore. Prandaj ai e sheh bashkimin tone kombetar si nje proces paralel me integrimin evropian.
Ne gazeten Bota sot profesori e doktori i shkencave Mehdi Hyseni duke kundershtuar kete ide te zotit Berisha arrin ne perfundimin se diskursi i Kryeministrit eshte ne funksion te ruajtjes se pushtetit ketej e andej kufirit. Madje ai arrin ne konkluzionin se pikepamja e Berishes eshte e ndikuar jo nga realitetet por nga qenia e tij ne pushtet. Kete lloj perceptimi te jep pohimi i tij se derisa Berisha te shkoje ne pension do te mbroje idene e mosbashkimit tone kombetar pasi sipas tij keshtu kishte ndodhur dhe me ish-presidentin e Shqiperise Alfred Moisiun. Duket qe krahasimi eshte i pavend sepse te dy personazhet krahasuese kane nje bekgraund te ndryshem e aspak te ngjashem sa i perket kohezionit ne ceshtjen tone nacionale nderkohe qe ata kane vizione aleanca preferenca dhe ide gjithashtu ne diversitet ne kete fushe.
Me profesorin e nderuar te cilin nuk e njoh nuk kam asnje arsye te jem ne shume ceshtje ne kundershti. Por sa i perket insistimit te tij per nje bashkim me cdo kusht e me cdo cmim te trojeve shqiptare me duhet te sqaroj disa rrethana dhe specifika te cilat shkojne pertej tradicionales dhe mentalitetit te ngurtesuar e dogmatik mbi idealizmen kombetare. Prof. dr. Mehdi Hyseni i permbahet idese se shqiptaret duhet te bashkohen ne nje shtet te vetem qe ne kete moment permes nje aksioni te pershpejtuar dhe pa e nderlidhur kete me procesin e integrimeve tona brenda vetvetes si dhe ne bashkesine euro-atlantike ku duam te kycemi. Ka shume politikane dhe njerez te perkushtuar ndaj ceshtjes sone kombetare te cilet mendojne si prof. Hyseni. Edhe ata kundershtojne cdo opsion tjeter te funksionimit institucional te shqiptareve pervec bashkimit tone kombetar ne nje shtet te vetem. Ne nje debat televiziv ne Ora News te Tiranes te para disa javeve Aliu te Vetevendosjes i kisha shtruar nje pyetje te kthjellet Bashkimi kombetar i shqiptareve e presupozon ose jo shkaterrimin e Maqedonise Dhe nese po atehere a jeni ju per shkaterrimin e shtetit te Maqedonise Ai me dha nje pergjigje evazive te paqarte Nese vete maqedonet nuk e duan shtetin e tyre ne nuk do ti mbajme ata me zor te jene shtet Pergjigja e tij kishte nje sens logjik sepse eshte e vertete se maqedonasit nuk e duan shtetin e tyre derisa ndermarrin aventura te njepasnjeshme nacional-shovinste ne dem te shqiptareve.
Megjithate ky eshte nje argument qe do te vije me poshte ne kete trajtese. Ceshtja shtrohet thjesht dhe qarte A na intereson ne shqiptareve ne keto moment bashkimi kombetar A ka mundesi vertet te humbasim territore te tjera vec atyre territoreve qe per fajin tone ose jo i kemi humbur ne rrjedhat e 135 viteve te fundit A ka te drejte kryeministri i Shqiperise Sali Berisha te shfaqe shqetesimin e tij ne kete drejtim Dhe a eshte nje arsye e mjaftueshme mundesia reale e humbjes se territoreve per tu larguar nga ideja e bashkimit klasik kombetar Me ne fund vjen pyetja A do te thote kjo se Berisha mendon se shqiptaret kurre nuk do te duhet te bashkohen ne nje shtet te vetin
Realiteti gjeopolitik
Rrethanat gjeopolitike te sotme zhvillimet qe shohim cdo dite ne teatrin ballkaniko-perendimor na bejne me dije se rajoni yne ndryshe nga vendet skandinave ose disa rajone te tjera evropiane eshte ende i perfshire ne konkurrencen e eger te mbijeteses se kombeve. Nese p.sh ne Skandinavi ceshtja e ishujve Alende ishte zgjidhur ne vitet 1920 me mirekuptim dhe ekspertize evropiane ne Evropen Juglindore ende nuk ka ardhur periudha e mirekuptimit skandinav te para 80 viteve ndonese ekspertiza evropiane dhe amerikane tashme eshte formalizuar. Kete dukuri te tmerrshme ne e verejme jo vetem ne Serbine e iluzioneve mitizuese por edhe ne Maqedoni Greqi e vende te tjera te Evropes Juglindore. Aq te perhapura jane semundjet dhe ethet e nacionalizmit sa ne keto ethe jane perfshire gjithashtu vende te cilat pretendojne te jene pjese e vete Bashkimit Evropian. Mund te kujtoj ketu p.sh. Sllovakine e cila per shkaqe te mentalitetit nacionalist nuk lejoi para dy vitesh qe presidenti i Hungarise te vizitonte hungarezet minoritare ne territorin sllovak ne nje kohe kur kufijte e te dy vendeve i kalon pa asnje problem cdo qytetar ne vendet perkatese. Por te mos shkojme aq larg. Ne kemi vendin tone fqinj Greqine e cila qe prej nje viti i kthen mbrapsht te gjithe camet qe duan te kalojne traun e kufirit shqiptaro-shqiptar me Greqine edhe pse kete te drejte ua ka dhene ligji evropian me te cilin eshte pajtuar Athina zyrtare.
Ethet e nacionalizmit ballkanik vijojne te shfaqen dukshem njesoj si ne kohet e shkuara sidomos ne Beograd. Ajo qe shohim te ndodh ne Mitrovicen e veriut nuk vjen per shkak te frikes se serbeve nga shteti i pavarur i Kosoves por nga miopia dhe indoktrinimi nacional-shovinist i politikes serbe ne pergjithesi. Ndodhite ne kete rajon strukturat paralele barrikadat refuzimi serb i njohjes se ligjit te autoritetit shteteror te Prishtines jane produkt i synimit qe kjo pjese e territorit te shqiptareve te shkeputet prej Kosoves e ti bashkohet Serbise. Te njejtin qellim e kane shprehur disa here edhe udheheqesit qeveritare e jo qeveritare te Beogradit. Nje propozim i Boris Tadicit para disa muajsh qe vinte nga Brukseli per te biseduar me Tiranen zyrtare me qellim te zgjidhjes se konfliktit shqiptaro-serb kishte si synim kryesor te vetin nje marreveshje per ndarjen e territorit te Kosoves sipas parimit te Tadicit Jo shqiptaret te fitojne gjithcka e serbet ti humbasin te gjitha Kjo formule me con ndermend nje pasazh te nje eseje te te urtit Pjeter Arbnori i cili shkruan se nese ulesh e bisedon me serbet ata e dine se jane te fituar sepse ne bisede me ty ata nuk ulen te diskutojne per trojet e pasunite e veta por per trojet e pasunine tende. Pas luftes ata behen gjithnje paqesore e te thone tani hajde te merremi vesh te bisedojme me qellim qe te mundin te marrin dicka me shume nga ajo pasunia dhe territori yt. Kete pasazh te botuar ne librin e Arbnorit Lufta per te mbetur njeri e te riprodhuar ne librin tim Shqiptaret serbet dhe greket e kujtoj shume here dhe e mbaj mend thuajse permendesh si nje postulat per te mos e harruar.
Duke analizuar ngjarjet aktuale vjen vetiu pyetja enigme A mundet qe ne shqiptaret ne keto kushte diversioni e obstruksioni ta bashkojme kombin duke shpetuar territoret tona te veriut te Mitrovices nga aneksimi i Serbise Kjo vlen per cfaredo lloj perpjekje per bashkim edhe ne rastin e nje iniciative te bashkimit te Kosoves me Shqiperine ose anasjelltas te Shqiperise me Kosoven. Atehere prej ketej vjen pyetja tjeter A ka te drejte dr. Berisha te shqetesohet per kete fakt dhe realitet te cilin dikush perpiqet ta shfrytezoje me mendjelehtesi per te perfituar politikisht Sipas mendimit tim Berisha i permbahet nje realiteti te caktuar analizon te gjitha rrethanat e zhvillimeve te sotme ne Kosove dhe mendon se me se pari do te duhet te institucionalizohet shteti i Kosoves e me pas te shkohet ne hapa te tjere. Integrimi do ta beje kete pjese te Evropes nje Skandinavi ne mentalitet e atehere nuk do te kete me paragjykime nga proceset e bashkimit te shqiptareve.
Interesi kombetar si civilizim
Kundershtaret e idese dhe deklarimit te Berishes kur flasin e shkruajne per bashkimin tone kombetar thirren ne dy arsyetime te tjera Njera prej tyre ka te beje me ate se Mungesa e nje shteti te bashkuar te shqiptareve na i krijon problemet e brendshme e te jashtme si ne Shqiperi edhe ne Kosove Maqedoni e gjetke. Nje analist me mend i cili nuk niset nga emocionet por qe e sheh realitetin drejt ne sy do te thoshte se ky argument nuk eshte i drejte dhe as i sakte. Problemet e shqiptareve jane te bartura nga rrethana te caktuara te zhvillimit te kaluar ekonomiko-shoqeror. Edhe ne kohen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit kur ne kemi deshmuar harmonine tone me te plote shqiptaret qene disi te ndare. Me vone ndasite na i futen te tjeret armiqte e shqiptareve sepse me Lidhjen e Prizrenit ata pane se kombi yne mund te ndertonte shtetin e tij ne kufijte etnike te kohes. Por dasite i kultivoi me fanatizem ideologjik diktatura komuniste dhe pasojat shkaterruese te kesaj ideologjie qendrojne ende ne trurin tone ne qenien tone ne psikiken dhe formimin tone. Ne jemi ato qe jemi edhe po te bashkohemi. Askush nuk mund te behet garant se ne rastin e nje bashkimi te shqiptareve do te behemi me pak egoiste me pak individualiste me pak armiqesore e refraktare me njeritjetrin e njekohesisht me pak hipokrite me te fortit. Ky arsyetim vjen si logjike hipotetike nderkohe qe ne jetojme nje realitet te cilin e ndjekim e shohim e perjetojme cdo dite. Le te thote dikush sa i bashkuar ndjehet ne rrethin e tij shoqeror ose te te afermve dhe me pas te shkojme te ideja se bashkimi kombetar na krijoka te gjitha kushtet edhe per harmoni kombetare. Kombi fillon te pragu i shtepise te porta e qendres se punes te cdo germe qe lexojme te cdo sjellje qe shfaqim te cdo fjale qe themi. Kombi eshte ai cfare jemi ne me te mirat dhe te keqijat tona me virtytet dhe me veset tona. Pikerisht me keto asete te identitetit dhe integritetit personal e nacional mundet qe ne kohet e sotme te konkurrosh e te fitosh te drejten te revokosh te padrejten dhe te triumfosh ne qellimet strategjike si komb.
Nderkohe ne konceptin modern harmonia nacionale ne shoqerite e lira nuk pengohet dhe nuk demtohet nga kufijte administrative cka i kemi tashme fale zhvillimeve demokratike te te gjithe ne shqiptaret ne Ballkan. Perkundrazi zhvillimet bashkepunimet harmonizimet sherbejne me mire keshtu per te mbajtur gjalle frymen kombetare tonen. Eumlshte si puna e atyre vellezerve qe kur jane bashke grinden e zihen dhe me ndarjen qe realizojne rikthehen te dashuria e vellait per vellane.
Kjo nuk do te thote se ne shqiptaret nuk duhet e nuk do ta kemi ne shenjester endrren e bashkimit tone ne nje shtet te vetem. Nuk sherben si shembull ndarja midis vellezerve qe te mbahen te ndara arteriet e nje kombi. Por per mua eshte shume me i rrezikshem predikimi i nje kombi te dyte ne Kosove sesa kufiri administrativ qe ndan te dy shtetet tona. Teoria e nje kombi te dyte e cila duket se sa vjen e venitet eshte teoria e ndarjes dhe e tjetersimit tone si komb. Dikush mund te thote se kjo teori mund te shkaterrohet me krijimin e nje shteti te vetem kombetar. Por mund te ndodhe qe per fajin tone te ngrene krye ne ate rast teori te tjera ndarese per te cilat jane te interesuara jo pak segmente brenda e jashte vendit. Dhe kjo mundesi eshte reale ne kushtet e fragmentarizimit te sotem politik krahinor e deri diku edhe social fetar e kulturor. Prandaj nxitimi qe bejne disa subjekte politike te cilat shihet se duan te kapin kohen e humbur per te qene prezent ne pushtet i ben dem shume me te madh bashkimit tone kombetar nderkohe qe realizimi i ketij procesi mund te zhvillohet ne menyre te natyrshme. Ideja e integrimit dhe permes tij te arrihet te bashkimi duket se eshte ideja me e pranueshme ne ditet e sotme.
Natyrshmeria sipas kryeministrit te Shqiperise lidhet me integrimet euro-atlantike. Kush do ta pengonte Shqiperine dhe Kosoven kur keto te dyja te jene ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian pra kur Kosova te jete e njohur nderkombetarisht te bashkoheshin me njera-tjetren Edhe bashkimi i Gjermanise erdhi ne momentin kur ishte bere e qarte se nuk do te kishte asnje pasoje per gjeopolitiken evropiane. Pa kete kusht te domosdoshem nuk mund te hidhen hapa te nxituar as nga vendet qe kane fuqi politike ekonomike e ushtarake per te realizuar procese te tilla si bashkimet ose ndarjet kombetare. Qellimet e medha sidomos ato qe kane te bejne me te ardhmen e kombeve e te popujve nuk arrihen ne nje dite ne nje muaj ne nje vit e madje as ne nje dekade. Ata qe rendin sot pas kesaj aventure ne mos qellimisht se paku praktikisht nuk i sherbejne qellimit qe kane shpallur. Eumlshte shume lehte te shprehesh me terma patriotike per levizjet e pompuara per bashkim kombetar sepse kjo fjale magjike pra bashkimi kombetar i terheq njerezit si magnet. Sidomos ata qe jane ne nevoje besojne se me bashkimin kombetar do tu vije parajsa pasi keshtu u thone demagoget e bashkimit.
Argumenti i interesit tone ne Maqedoni
Si argument do te doja te jepja pergjigjen e nje pyetjeje te thjeshte e cila shkon ne funksion te deklarates se Berishes Cfare presupozon bashkimi kombetar i shqiptareve ruajtjen apo shkaterrimin e shtetit te Maqedonise Nga pergjigja e kesaj pyetjeje do te mund te arrinim se bashku ne nje perfundim me te sakte. Deputeti i Levizjes se Vetevendosjes zoti Aliu ende nuk ma ka dhene pergjigjen e sakte per pyetjen qe i kisha shtruar ne emisionin e Ora News. Nuk kam degjuar askend nga koleget e tij se cfare mendojne per kete Por nje gje e di Ndersa Ministria e Puneve te Jashtme e Rusise protestoi para disa kohesh per nje deklarate te Azgan Haklajt per bashkimin kombetar tonin nuk kam degjuar qe kjo ministri ose ajo e Beogradit te protestojne kunder deklaratave te zyrtareve te shtetit tone qe kane ideuar levizjet per bashkim urgjent kombetar dhe udheheqin mitingjet e lartpermendura. Nderkohe qe Azgan Haklaj kur deklarohet rreth bashkimit kombetar shpreh thjesht nje mendim te tijin personal.
Por le te mos rreshqasim nga thelbi i temes. Nga analizat dhe studimet e mia me rezulton se per shkaterrimin e Maqedonise me se shumti eshte e interesuar Serbia. Jo pak edhe Greqia e Bullgaria. Po ashtu Rusia. Interesi serb dhe rus ka per qellim shkaterrimin e paqes e stabilitetit ne rajonin tone. Sepse sipas mitit serb ajo fiton ne lufte e humbet ne paqe. Ndersa sipas strategjise ruse Kremlini e zgjeron influencen e tij ne gjendjen e tensionit dhe e humbet ne kushtet e stabilitetit e te paqes. Thelbi i ketyre pikepamjeve eshte antivlera. Permes antivleres Moska e Beogradi fitojne ne respektim te vlerave perendimore ata humbasin. Per rrjedhoje ne shqiptaret e kemi per detyre te respektojme vleren. Se keshtu eshte me mire por edhe se keshtu mbrojme interesin tone nacional.
Pas ketij arsyetimi vjen vetiu logjika e faktit se destabilizimi i rajonit nuk eshte interesi i shqiptareve. Nuk eshte as interes amerikan e evropian ne pergjithesi nese nuk do te hynim te gjykonim per politika te caktuara te disa shteteve ne kontinent. Qellimi i Athines eshte qe me shkaterrimin e Maqedonise te zhduke ate pak frike potenciale qe ajo ka nga pretendimet e Shkupit per Maqedonine e Jugut ku perfshihet edhe Selaniku. Por me se shumti me duket se Greqia deshiron te kete kufij tokesore me Serbine me qellim qe boshti serbo-grek te funksionoje si nje here e nje kohe kunder interesit te shqiptareve. Sa per Bullgarine ajo do te donte sa me shpejt te jete e mundur te merrte fund nocioni i shtetit maqedon sepse maqedonet i konsideron si bullgare. Megjithate per hir te se vertetes duhet thene se bullgaret ne kushtet e diversionit te Beogradit Moskes e Athines kane qene me te terhequr.
Te vetmit te cilet ne kete gjeopolitike aktuale humbasin nga shkaterrimi i Maqedonise jane shqiptaret. Arsyetimi eshte shume i thjeshte Si do te ndaheshin kufijte midis shqiptareve serbeve ne veri te Maqedonise maqedonasve apo bullgareve ska rendesi per ne ne lindje Cfare do te ndodhte me Shkupin Ohrin Manastirin territore keto historikisht shqiptare por qe ne shumice jetohen e banohen ne ditet tona nga maqedonet Madje sa te ngaterrueshem do te dilnin problemet me Kumanoven Strugen etj Cili shqiptar do te pajtohej me nje ndarje te Maqedonise nga e cila shqiptaret do te perfitonin vetem Tetoven Gostivarin dhe Dibren e Madhe Nese do te pajtoheshin me kete vetevendosasit e kuqezinjte te cilet ende nuk kane dhene nje opsion te qarte atehere ata duhet te nderrojne emrat qe kane.
Lufta si opsion
Mburracaket qe luftojne per pushtet e per komb nuk kane dert te thone se ne do te luftojme dhe do ti marrim territoret tonahellip Mirepo nuk besoj se ka shqiptar qe beson se i bashkon territoret tona me lufte. Lufta sot eshte nje nocion i huaj dhe kushdo qe spekulon me kete loje ose eshte shume shume naiv ose eshte nje hileqar ne sherbim te Serbise Rusise e ku e di cilit djall ne kete bote. Nese eshte puna per lufte pse nuk e vazhdoi luften Ushtria Clirimtare e Kosoves derisa Kosova te clirohej plotesisht edhe ne territoret e veriut e pastaj ta bashkonte ate me Shqiperine Pse nuk luftoi e derdhi gjak Ushtria Clirimtare Kombetare e shqiptareve te Maqedonise per ta shkaterruar shtetin maqedon e per ti bashkuar territoret shqiptare te ketij vendi me Shqiperine Pse ne Luginen e Presheves u moren armet per te drejta te barabarta me serbet ne Republiken e Serbise dhe jo per bashkimin e ketij territori me Kosoven Nuk jemi larg vetem 10-12 vite nga kjo kohe. Nuk ka nevoje njekohesisht qe te lexojme shume per te kuptuar psene e pyetjeve qe shtrova me siper. Eshte krejt e qarte dhe e thjeshte Shqiptaret kane luftuar dhe lavdi atyre qe kane dhene jeten per lirine e kombit tone por nga lufta nuk ka ardhur e as nuk mund te vije bashkimi i trojeve tona kombetare. Kreret e Vetevendosjes e te Kuq e Zinjve kane pasur moshe te mjaftueshme te angazhoheshin gjate lufterave te shqiptareve me 1999 2000 e 2001 por e paten injoruar ate lufte per tu rikthyer sot te i njejti opsion por aktualisht shkaterrues per kombin shqiptar.
Megjithate do te supozoj se me lufte mund te bejme shtet kombetar A ia vlen ne keto kohe te behet lufte Lufta behet kur paraqitet rreziku i asimilimit kombetar jo pse dikush ka nevoje te promovohet per pushtet. Lufta eshte mjeti i fundit kur nuk ka asnje mundesi tjeter zgjidhjeje dhe ne rastin kur kercenohet ekzistenca. Pas vitit 1999 ne e kemi kapercyer kete rast. Vertete jemi te ndare por per te mos u zhdukur per te mos u rrudhur per te mos u turperuar ne na duhet te kemi nje strategji te perbashket kombetare na duhet te integrohemi me shume me njeri-tjetrin na duhet te jemi te bashkuar e te vendosur ne qellimet tona. Tani shqiptaret kane te drejten te marrin vete vendimet kudo qe ata jetojne. Nese mbahen bashke e te vendosur ata kane mundesi te vetevendosin ne te mire te zhvillimit progresit dhe integrimeve. Nderkaq ne na duhet te perdorim me mire instrumentet e drejtesise evropiane e nderkombetare te veme ne levizje keto mekanizma qe te realizojme disa te drejta te mohuara si komb ne te kaluaren.
Gjithkush prej nesh e di se pas qershorit te vitit 1999 ne nuk e kemi shqetesim me asimilimin. Nese asimilohemi kjo ndodh se duam vete ta bejme kete jo se dikush na detyron e mund te na dhunoje. Shqiptaret kane dy shtete te njohura nderkombetarisht por edhe jane faktor i patjetersueshem e madje dominues ne Maqedoni jane me ndikim ne Mal te Zi dhe kane mundesi te fitojne cdo te drejte ne Luginen e Presheves. Ne keto kushte vetem te marret mund te shkojne drejt aventures se luftes. Lufta behet per mbijetese atehere kur rrezikohet ekzistenca dhe kjo rezultoi e dobishme ne rastet qe permenda me lart. Lufta nuk eshte loje. Ndaj te urtet se paku akademiket dhe profesoret shtetaret kane detyrimin te japin alternativa ne dobi te familjes se madhe te shqiptareve ne rajon. Ne opsionin e kryeministrit Berisha tingellon kjo logjike e kohes dhe e realiteteve ne te cilat jetojme.
Nese shohim historine e vendeve me shoqeri civile e jo militare atehere do te vinim re se menyra me e mire per te homogjenizuar etnine eshte konkurrenca e vlerave rritja e cilesive sociale rritja e aftesive menaxhuese shteterore politike zhvillimi i ekonomise. Keta elemente perbejne ate qe quhet konkurrence midis vendeve. Progresimi i ketyre elementeve varet nga shume faktore nga trashegimia dhe nga aftesite e brezit te kohes qe jetojme. Trashegimia jone eshte shume e pasur me te jemi krenar. Menaxhimi i jetes politike ekonomike administrative kulturore sociale shpirterore eshte problemi yne aktual. Jo se edhe ne keto aspekte nuk ka zhvillime e ndryshime pozitive. Por se kemi humbur kohe dhe na duhet ta kapim treninduke rritur shpejtesine me qellim qe te arrijme ne kohe ne stacionin tjeter. Urtesia dhe maturia mencuria e shoqeruar me vendime te drejta dhe vendosmerine per ti zbatuar ato jane elementi i vetem qe mund ta perdorim ne konkurrencen tone ne epoken e globalizmit. Tashme ka ikur koha sidomos ne Evrope te zgjidhesh problemet etnike fetare politike etj. me anen e dhunes. Kush i adresohet dhunes shkon drejt humneres.
A rikthehet drejtesia me aventure
Por kritiket e arsyetimit te Berishes thone Ne na eshte bere padrejtesi me 1913 dhe kjo padrejtesi duhet te korrigjohet Nje pjese prej tyre shtron gjithashtu dilemen Si ta korrigjojme Pikerisht ketu eshte thelbi i ceshtjes. Me aventura me aksione te dites e te nates si guerilas Atehere do te merrnim nofken e aventuriereve dhe do ta kthenim procesin mbrapsht. Dhe aventurieret nuk kane vend ne shoqerite civile. Aq me pak aventurieret elitare te nje vendi. Ne kete rast disa Fuqi te Medha mezi do te prisnin qe shqiptaret ti fajesonin kolektivisht e te dobesonin mbeshtetjen nderkombetare ndaj nesh. Dhe perseri kundershtaret do te shtrojne pyetjen Po pse ne gjithnje prej Fuqive te Medha do te presim E drejte ne teori por te urtet llogarisin rezultatin praktik shohin pak mbrapa dhe thirren ne pervojen historike tonen.
Berisha ka dhene nje opsion Bashkimi permes integrimit... Kritiket nuk e pranojne por as nuk jane te zotet te japin nje recete te tyren me te mire. Berisha thote se nese bejme aventura atehere rrezikojme te humbasim territore dhe kjo nuk na lejohet. Kritiket thone Jooooo Nuk humbasim ne territore sepse jemi ne te drejten tone per te korrigjuar nje padrejtesi.... Nderkaq padrejtesine e pranojne te gjithe ne shqiptaret. E pranojne edhe shume te huaj. Ndoshta per kete arsye turren disa ne aventure. Me nje ze kemi thene prej 100 vjetesh se Na eshte bere nje padrejtesi e madhe ndoshta me e madhja padrejtesi qe i eshte bere ndonje kombi tjeter ne Evrope. I njohim gjithashtu shkaqet dhe faktoret e padrejtesise qe na eshte bere. Ne kohen e komunizmit vendimi i padrejte i Fuqive te Medha u shfrytezua me shume ideologjikisht qe te denoncohej si nje vendim imperialist dhe i Fuqive te Medha kapitaliste dhe shqiptaret te shihnin nje arsye me shume per tu solidarizuar me politiken e izolimit te kohes. Por praktikisht shteti komunist ishte kunder bashkimit te trojeve shqiptare thjesht se rrezikohej diktatura.
Fatkeqesisht edhe sot ka forca dhe rryma te cilat nuk kane asnje interes per Kosoven dhe bashkimin kombetar te shqiptareve as ne formen e integrimit as ne formen e cintegrimit sepse mendojne per pasojen Pasoja - Nuk duan ti thone lamtumire pushtetit dhe privilegjeve te tij. Fatmiresisht ose fatkeqesisht varet si veshtrohet ky proces por bashkimi kombetar e ndryshon balancen e pushtetit dhe ithtaret e ketij bashkimi te menjehershem edhe pse jane bere partizane te flakte te nje aksioni te madh per bashkim neser kur te jene ne minorance te paperfillshme mund ta kundershtojne aksioni e sotem per bashkim kombetar. Kjo ka ndodhur disa here e historine tone politike. Jo pak raste levizjet politike tonat kane nisur si levizje per vetevendosje ose per clirim dhe kane perfunduar ne pushtetomani.
Si ta interpretojme rolin e faktorit nderkombetar...
Nderkaq midis deshires per bashkim bindjes se na eshte bere nje padrejtesi dhe realitetit te sotem gjeopolitik ka nje distance te pakapercyeshme. Keto realitete deshmojne te kunderten e predikimeve te bashkimit me aksion me dhune ose jo. Eumlshte e vertete se Tony Blair u shpreh ne vitin 1999 se me sulmet e NATO-s ne Kosove po korrigjohej nje padrejtesi. Megjithate te gjitha analizat dhe ekspertizat e tjera te ngjarjeve te vitit 1999 kane shkuar ne perfundimin se nderhyrja e NATO-s ishte realizuar per qellime humanitare pra per te parandaluar nje katastrofe humanitare. Duhet te jesh naiv te mos kuptosh se ne ate aksion nderkombetar per vendosjen e paqes ne Kosove te mos kene ndikuar dhe faktore dhe interesa te tjera. Por vendet anetare te Aleances mund te bashkoheshin vetem me nje qellim misioni te tille humanitar. Dhe ne thelb mosnderhyrja do ta zhbente kombin shqiptar ne Kosove. A ishim ne te zotet qe te vetem ta fitonim lirine dhe pavaresine e Kosoves Kush thote se po ai ka merdhifur. Dhe cilat jane rrethanat qe sot na favorizojme te bejme ate hapin qe na e kerkojne me ngut aventurieret Me cfare do te justifikohet aksioni i tille i bashkimit te Kosoves me Shqiperine
Ne na duhet te reflektojme edhe ne nje aspekt tjeter ne faktin se bashkesia nderkombetare miqte e shqiptareve sidomos SHBA-te kane bere nje investim te jashtezakonshem per ta bere Kosoven te pavarur. A do te donim ne shqiptaret qe gjithe ky investim nderkombetar te shkonte per dhjame qeni pak kohe para se Kosova te merrte ulesen e saj ne OKB Nuk besoj se nje njeri normal ne kete vend e pranon nje gje te tille. Pastaj kush na siguron se ne procesin e bashkimit do te kemi mbeshtetjen e atyre vendeve te cilat kane njohur dhe sponsorizuar pavaresine dhe lirine e Kosoves Nderkohe eshte lehte te kuptosh se pa mbeshtetjen e tyre nuk mund te kete bashkim te shqiptareve ne nje shtet te vetin kombetar. Cdo grup popullsie mund te shpallte pavaresine e tij sic kane bere para tri vjetesh Abkhazia dhe Osetia e Jugut. Por pa njohje nderkombetare mbetet thjesht nje akt formal. Keshtu ka ndodhur qe prej me shume se tri dekadash me Qipron e cila ka mbeshtetjen e nje fuqie te pakontestueshme rajonale Turqise.
Bashkimi i predikuar me aq buje e ngut nga pseudopatriote ose dhe patriote enderrimtare e idealiste mund te shkaktoje nje reaksion zinxhir ne rajon edhe nese ky bashkim realizohet thjesht midis Kosoves dhe Shqiperise. Menjehere do te reagonin serbet e Hercegovines dhe do te shpallnin bashkimin e tyre me Serbine. Kush do ta pranonte bashkimin e Kosoves me Shqiperine do te ishte i detyruar se paku moralisht ta pranonte dhe bashkimin e serbeve te Bosnjes me Serbine. Ende pa u krijuar nje precedent i tille serbet boshnjake jane te gatshem ta shkaterrojne shtetin e Bosnje-Hercegovines dhe ti bashkengjiten Serbise. Te njejten gje do te benin serbet e Maqedonise ata te Kosoves te Malit te Zi. Me tej do te kishim reagimin e shqiptareve dhe maqedoneve do te shtoheshin grindjet per kete vend midis Bullgarise Shqiperise Greqise dhe Serbise. Dhe me tej akoma do te ishte i pashmangshem nje reagim i ashper i Turqise e cila nuk pajtohet me hegjemonine greke ne rajon e as Athina nuk pajtohet me pranine turke ose humbjen e privilegjeve gjeostrategjike te derisotme. Cili vend evropian do ta sponsorizonte nje destabilizim tjeter te Ballkanit e te Evropes Juglindore Cila fuqi perendimore do ta deshironte nje anarki dhe kaos te dyte ballkanik pervec Rusise Dhe a mundet qe ne shqiptaret te marrim persiper aksione te cilat shkojne ne dobi te prezences ruse ne rajonin tone A nuk jemi ne viktime e kesaj prezence qe prej me shume se 130 vjet te shkuara Si eshte e mundur qe viktima qofte dhe pa dashje te predikoje suksesin e agresoreve Dhe nese shkojme me tej ne kete arsyetim atehere do te ndaleshim te perspektiva e fuqise me te madhe politiko-ushtarake te botes te rreziku i shkaterrimit te NATO-s. Lufta ne Kosove ishte prove e forcimit te saj aksioni i aventuriereve te bashkimit ka fryme te kundert me kete domethene e dobeson dhe mund ta coje NATO-n ne nje krize te pakthyeshme. Qofte dhe per hir te ketij fakti ne shqiptareve na duhet te zgjedhim rrugen natyrale te nje bashkimi ne proces. Pa NATO-n ne nuk do ta kishim perjetuar endrren tone me te madhe ne historine kombetare pavaresine e Kosoves. Pa NATO-n ne nuk do te mundim te ruajme sovranitetin e territoreve tona etnike aq me pak teresine territoriale te Kosoves. Dhe fatkeqesisht aventurieret e bashkimit te dhunshem e me aksion ne raste te vecanta i jane kundervene edhe KFOR-it ne Kosove.
E di se do te kete komentatore te cilet do te me akuzojne per nenshtrim ndaj faktorit nderkombetar ose zmadhim te rolit te tij ne ceshtjen shqiptare. E di se nuk do te mungojne pseudopatriote te cilet mund te thone gjithcka u vjen ne goje. Por jam i vetedijshem se nuk ka asnje rruge tjeter vec zhvillimit progresit dhe integrimit ne liri te plote per te realizuar objektivat tona madhore kombetare. Nuk ka asnje mundesi tjeter vec anetaresimit ne NATO e ne Bashkimin Evropian te Shqiperise Kosoves Maqedonise dhe vendeve te tjera te rajonit ku jetojne shqiptaret per te realizuar ate qe e kemi enderruar prej 100 e me shume vitesh bashkimin tone kombetar.
Shtepia me oxhak ka integritet
Kombi eshte si nje shtepi. Dhe shtepite dikur i matnin me tymin. Ku del tym ka oxhak ka shtepi ka fryme ka dinjitet prosperitet dhe integritet. Ne kemi mundesi ta mbajme shtepine tone te perbashket brenda e jashte kufijve si nje shtepi qe nxjerr vazhdimisht tym pa e djegur kullen. Kjo do te thote se imperativi i politikes i diplomacise dhe gjithe veprimtarise sone civile eshte konsolidimi i shtetit te Kosoves njohja e plote e tij shtrirja e sovranitetit te Prishtines ne te gjithe territorin e vendit. Ne planin e brendshem mbetet si prioritet lufta kunder korrupsionit kunder kriminalitetit te organizuar dhe trafiqeve me qellim qe te deshmojme aftesite tona shtetndertuese ne nje shoqeri te lire e te hapur. Dhe ne kete aspekt besoj ne faktin se politika dhe elita intelektuale kane shume per te bere. Por jo me pak u mbetet te bejne qytetareve te cilet jo rralle here e injorojne rregullin shteteror duan ti ikin ketij rregulli duke mos zbatuar ligjet fiskale dhe ligjet e sjelljes se perditshme. Pikerisht kjo na ben te jemi inferior ne boten qe na rrethon dhe na ben qe te pengohemi ne qellimet tona nacionale. Nese ne Serbi shteti paraqitet funksional kjo ndodh edhe per shkak se serbet e respektojne ate. Keshtu ndodh ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Por nuk ndodh ne Kosove e ne Shqiperi. Hapi i pare ne planin e brendshem eshte konsolidimi i shtetit i ligjit dhe i rendit. Me pas vijne hapat e integrimit. Dhe vetem pas integrimit te plote ne te gjitha institucionet nderkombetare jo vetem te Shqiperise por edhe te Kosoves mund te diskutohen hapat e tjere te nje formule te bashkimit te te dy vendeve. Ne te kundert eshte fakt i pamohueshem ajo qe ka paralajmeruar Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Shqiptaret do te humbin jo vetem territore por edhe kapitalin moral qe kane investuar qe prej 20 viteve e me shume ne bashkesine nderkombetare. Do te humbin respektin qe bota ka per trashegimine tone antike dhe per kontributet tona historike. Humbja do te ishte e shumefishte ne shume aspekte te tjera politike e gjeostrategjike. Prandaj dhe Berisha nuk ka arsye ta lidhe deklaraten e tij me qenien ne krye te ekzekutivit shqiptar sic interpretojne guerilasit tane intelektuale e akademike. Arsyet jane te brendshme e te jashtme dhe ato duhen lexuar dhe kuptuar mire e sakte.