E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e dhimbshme, të bashkëjetosh me sëmundjen

Enkeleda Pillati është një nënë e re nga Vora. Për fat të keq, fëmija, tashmë 2 vjec Belkisa, nuk ka patur një shëndet normal. Enkeleda tregon se e ka ndjekur vazhdimisht në eko shtatëzaninë e saj, por mjekët nuk kanë mundur të dallojnë sindromën Down tek fetusi. Në ditën kushtuar këtyre personave, nëna tregon vështirësitë saj për tu kujdesur për të voglën Belkisa.
 

Shoqata që kujdesen për fëmijët e sëmurë organizuan një marshim sensibilizues nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” deri në qëndër të Tiranës. Thirrja është për të gjithë njësoj "Vëmendje dhe jo diskriminim ndaj këtyre personave”. Sindroma Down është një nga çrregullimet më të zakonshme që vepron në një në 750 lindje dhe predispozitat më të mëdha i kanë nënat mbi 35 vjeç. Ndërsa studimet botërore, tregojne se mesatarisht në nivel vendi, të prekur me këtë sindrom janë 0.2% deri 0.4 % të popullatës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›