E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e djalit misterioz rezulton rreng

Djali misterioz

Lajmi i tij qarkulloi në të gjithë mediet botërore. Një 20-vjeçar nga Gjermania deklaroi se kishte jetuar në pyll për vite por në fakt e gjithë ka rezultuar një mashtrim pasi ai në fakt ka jetuar në Holandë deri në shtator të vitit të kaluar. Kjo konfirmohet nga policia. Njerka e tij e ka identifikuar nga fotot dhe ka thënë se emri i tij i vërtet është Robin.

Ai e quajti veten Rei dhe nga mediet gjermani mori nofkën djali i pyllit. Ai pati deklaruar se kishte jetuar në pyll për pesë vjet bashkë me babain e tij pas vdekjes së nënës në një aksident automobilistik.

Rei i tha policisë se kishte lënë pyllin pasi babai i tij vdiq dhe trupin e tij e kishte varrosur. Por policia nuk gjeti eshtrat dhe tha se kishte dyshime mbi historinë e djaloshit, raporton BBC.

Nuk është ende e qartë se pse ai ka lënë Holandën dhe ka shkuar në Berlin. Ai fliste vetëm anglisht dhe pak fjalën gjermanisht por shumë shpejt ia ka marrë dorën kësaj të fundit. Miqtë e tij të shkollë thonë se ai ka probleme me personalitetin. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›