Gabriel Garcia Marquez është i sëmurë me Alzheimer

Gabriel Garcia Marquez
NJU – JORK – Mbi Gabriel Garcia Marquez ka rënë hija e Alzheimer. Nuk do të shkruajë më kurrë, i vënë kapakun miqtë e ngushtë të tij. Lajmi shokues del në një intervistë, dhënë gazetës elektronike kolumbiane Kien&Ke.com nga miku i tij, Plinio Apuleyo Mendoza, me të cilin në vitin 1982 shkrimtari shkroi veprën El olor a la Guayaba. Gabo nuk njeh më as miqtë më të afërt, – pohon Mendoza në intervistë, ribotuar sot nga Huffington Post, – jam shumë i shqetësuar, sepse nëna dhe vëllezërit e tij kanë vdekur të gjithë nga Alzheimer. Për të konfirmuar thashethemet mbi gjendjen e shëndetit të 85-vjeçarit me Nobel në letërsi, i konsideruar eksponenti më i madh i realizmit magjik në prozë, shfaqet biografi i tij zyrtar, Dasso Saldívar. Garcia nuk do të mund ta mbarojë pjesën e dytë të autobiografisë së tij Vivir para contarla, i ka deklaruar ai të përditshmes kiliane La Tercera.
Heshtja e familjes
Nuk është hera e parë, që rrethi i tij i tij i të afërmve dhe të njohurve shtrëngohet të shprishë murin e heshtjes me të cilin Marquez ka mbrojtur gjithmonë jetën e tij private. Dy vjet më parë, gjithmonë në faqet e La Tercera, ai u shfaq në një intervistë, ku agjentja e tij letrare, Carmen Balcells, shqiptonte trishtueshëm se Garcia Marquez nuk do të shkruajë më kurrë. Tani për tani familja e shkrimtarit as i pohon dhe as i përgënjeshtron zërat për rëndimin e gjendjes shëndetësore të Marquez, i cili i mbijetoi një tumori në sistemin linfatik, diagnostikuar në 1999. Në maj të këtij viti, autori i Njëqind vjet vetmi dhe Vjeshta e patriarkës, qe viktimë e një shakaje shumë të hidhur, kur një faqe false në Tëitter përdori emrin e Umberto Eco-s, për të dhënë lajmin e vdekjes së tij. Spekulimi bëri xhiron në ëeb, duke detyruar Jaime Abello Banfi, drejtorin e Gabriel García Márquez Foundation, të publikojë një përgënjeshtrim zyrtar.
Marrë nga Corriere della Sera
Përgatiti: Magdalena Alla