Do thahet rezervuari për të gjetur trupin e 27-vjeçarit

Mbyteje në rezervuar, foto arkiv
Pas 4 ditësh kërkimesh për gjetjen e trupit të 27-vjeçarit të mbytur, Festim Bino, autoritetet lokale në Korçë kanë vendosur të thajnë rezervuarin në fshatin Gostivisht të Ersekës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, ku 27-vjeçari, Festim Bimo, babi i dy fëmijëve humbi jetën pasi tentoi të shpëtonte bagëtitë.
Paraditen e sotme është kryer ndërprerja e operacionit të kërkimit me polumbarë, ndërsa pas një takimi mes prefektit të qarkut të Korçës dhe drejtuesve të policisë është vendosur tharja e rezervuarit, si e vetmja mundësi për nxjerrjen e trupit, për shkak të thellësisë rreth 30 metra, turbullirës dhe vetisë thithëse të këtij rezervuari.
Mësohet se, është kërkuar edhe mbërritja e polumbarëve të tjerë shtesë, pasi ulja e nivelit të ujit do të kryhet në mënyrë graduale, për të shmangur një përmbytje të mundshme. /V.H/