E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, 4 në pranga për vjedhje

Presona të arrestuar për vjedhje, foto arkiv

Katër persona janë ndaluar nga policia e Shkodrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen se në kohë e në vende të ndryshme kanë kryer disa vjedhje në Shkodër.

Të arrestuarit janë: Sokol Marku, 21 vjeç;  Pal Tatgjonaj, 21 vjeç; Gjin Aroni, 23 vjeç; Albert Keçaj, 21 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim, Pashko Qarri ,19  vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ata janë autorë të një sërë vjedhjesh të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme, kryesisht vjedhje motorësh, biçikletash dhe mjete pune të llojeve e markave të ndryshme.

Policia gjatë kontrollit të bërë ka sekuestruar, një mjet tip Fiat me ngjyrë të bardhë me targe italiane  AT 927 LE ( në pronësi të shtetasit Albert Kreçaj), 4 aparate celulari, një frezë, një motosharrë, një biçikletë, një aparaturë për bluarje, një aparaturë për pjekjen si dhe 25 metër fitili. /A.D/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›