Historia e fundit klasike e treguar per klounet e medhenj te Europes

Një dokumentar artistik i vitit 1970 realizuar nga regjisori i shquar italian Federiko Felini tregon historinë e klounëve në Europë
Midis së shtëpisë së fëmijërisë dhe burgut ngrihet cirku. Tenda e maskave që shkrehen në gaz dhe në vaj, e miqësive dhe armiqësive për hiç gjë. “Klounët” dokufikshën i Federiko Felinit është homazh për klounët që jetuan në shekullin e fundit, i prezantuar te Marubi nga drejtori i Festivalit të Tiranës si pjesë e ciklit prej nëntë projeksionesh nga krijimtaria e regjisorit italian.
Me figurën e Xhelsominës te “La strada” Fellini e kishte shprehur admirimin për figurën tragjikomike të klounit dhe të jetës në tendat lëvizëse.
Edhe te prodhimi televiziv “Klounët” i vitit 1970, ashtu si te “Amarcord” dhe “Tetë e gjysmë”, Fellini rindërton me kujtimet e fëminisë rrugë e rrugica, bordura e dyqane, kafene dhe qoshe ku përgjohet për detyrë jeta e tjetrit dhe lakmia e provincës ka personazhet e saj groteskë.
Dhe në sfondin e Italisë së 1930-ës, për fashizmin dhe tipat e tij, Fellini diçka ka për ta thënë në distancën e viteve.