Historia e jetës në Facebook, profili si kronologji e ekzistencës
Ndryshimet në Facebook janë muzika dhe filmat, profilet që evulojnë për të treguar historinë e përdoruesit dhe funksione të reja për botën “mobile”. Tashmë që në fushën e rrjeteve sociale gjendet edhe Google, facebook nuk mund ti lejoj vetes të humb pikë dhe publikon një seri funksionesh inovative për të sunduar sektorin. Rasti për ti komunikuar botës këto risi ishte konferenca F8, në të cilën vetë Mark Zuckerberg (pas ndërhyrjes së komikut Andy Samberg) shpjegoi si do të ndryshoj faqja që popullohet nga 750 milion përdorues.
Profili
Fillohet me atë që Zuckerberg përcakton si “zemra e eksperiencës së Facebook”, me një fjalë profili që cdo përdorues plotëson dhe ushqen. Faqja personale revolucionohet totalisht për të futur “Timeline”, historinë e jetës së përdoruesit, në të cilën do të jetë e mundur të gjesh të gjithë aktivitetin e shkëmbyer në Facebook, fotot, videot, vendet e vizituara dhe aplikacionet e përdorura që në momentin e regjistrimit, të filtruara sipas rëndësisë. Një tip albumi kujtimesh, i cili do të mbush një prej boshllëqeve me të mëdha të Facebook: Zhdukjen progresive të aktiviteteve të kaluara. “Dëshirojmë të bëjmë që “Timeline” të jetë si shtëpia jonë – shpjegoi Zuckerberg – Do të jetë e mundur të kontrollohet personalisht nga përdoruesit, të fshehim atë që nuk dëshirojmë të duket, në mënyrë që të pasqyroi atë që jemi me të vërtet”.
Aplikacionet dhe “Like”
“Për të bërë që kronologjia të funksionoi, duhet një kategori e re aplikacionesh – shpjegon Zuckerberg – dhe për këtë kemi sjell disa risi”. Nga butoni i thjesht “Like” kalohet kështu në një shumim të mënyrave të ndërveprimit me përdoruesin dhe përmbajtjen në rrjet, që do të ushqejnë një klas të ri aplikacionesh. Interesi momentalisht përqendrohet te mediet si filmat, muzika dhe lojrat.
Muzika, filmat dhe lajmet
Një shembull në rrugën e re të ndërmarr nga Facebook janë aplikacionet për muzikën, ashtu si kemi folur edhe më parë. Falë bashkëpunimit me disa faqe dhe aplikacione të dedikuara dëgjimit të muzikës (midis të cilave Spotify, Rdio, Deezer), bëhet e mundur të zbulohen dhe sugjerohen këngët që po dëgjohen nga miqtë tanë. I njëjti trajtim do tu rezervohet filmave dhe serialve televiziv, falë aplikacioneve si Netflix dhe Hulu, gjithashtu edhe lajmeve dhe lojrave.
Një look i ri dhe protesta të vjetra
Përvec produkteve të reja, gjatë orëve të fundit janë bërë edhe disa ndryshime në grafikën e faqes kryesore të Facebook, momentalisht vetëm për përdoruesit e Facebook në Anglisht. Midis ndryshimeve kryesore gjendet “ticker”, një menu lartë djathtas në faqe që ilustron në kohë reale se cfarë po bëjnë miqtë, ai merr një rol fondamental në shkëmbimin e aktiviteteve të reja. Me futjen e “ticker”, pjesa qendrore e faqes i dedikohet axhornimeve të miqve që algoritmi i Facebook i konsideron më të rëndësishëm për përdoruesin.
Ndryshimet grafike kanë sjell edhe protestat e zakonshme nga përdoruesit e platformës. Ashtu si ka ndodhur edhe më par, me futjen e grafikës së re, chat-it të ri dhe opsioneve të reja mbi privatësinë, edhe ndryshimet e reja kanë hasur rezistencë nga një pjesë e përdoruesve. Sidoqoftë për Facebook këto ndryshime janë të nevojshme për të ruajtur pozicionin e tij dominues.
(a.h/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Facebook prezanton “Timeline”, e gjithë jeta në një faqe