E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi që vret qelizat e kancerit

Disa studiues kanë identifikuar një virus që është i padëmshëm për njerëzit por vdekjeprurës për kancerin.

Virusi quhet “adeno-associated” dhe shkencëtarët treguan në laborator se ai vret qelizat e tumorit të gjoksit në tre faza. Ky është një zbulim i rëndësishëm sepse sot, tre fazat e ndryshme të tumorit kërkojnë trajtime të ndryshme dhe është e vështirë të gjesh se cila është e duhura.

Shkencëtarët ende nuk e din se si virusi sulmon tumorin, gjë që është vendimtare në zhvillimin e një ilaci apo terapie. Nëse zbulojnë se cilat gjene virale vihen në punë, atëherë do të veprohet me ndonjë terapi gjenetike. Rruga tjetër është testimi i ilaceve, ose përdorimi i drejtpërdrejt i virusit.

Studime të tjera kanë treguar se virusi vret edhe qelizat e tumorit cervikal. Por rruga e gjetjes së një terapie do të jete e gjatë dhe do të duhet kohë para se të zbulohet një ilac. Nëse studimet te kafshët do rezultojnë të suksesshme, atëherë eksperimentimi do të kryhet mbi njerëzit.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›