Gjykata e Prishtinës 30 ditë arrest shtëpie për Limaj
PRISHTINË- Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka dënuar me 30 ditë arrest shtëpie deputetin dhe ish-ministrin e transporteve Fatmir Limaj. Lajmi është publikuar nga e përditshmja kosovare Zëri, dhe mësohet se kjo masë është dhënë në lidhje me rastin “Klecka”.
Limaj është thirrur në gjykatë menjëherë sa Kushtetuesja vendosi të mërkurën se deputetët e Kosovës nuk janë të mbrojtur nga imuniteti, kur nuk janë në detyrë.
EULEX-i ka lëshuar një fletëarrest për Limajn disa muaj më parë, ku ai dyshohet për krime lufte.
(m.a/BalkanWeb)