Kualifikimi ne Euro 2012, llogarite nisin me Rumanine dhe Bosnje
Kuqezinjte ndodhen ne nje proces rinovimi, me synimin per te shenuar nje sukses te mundshem ne “Euro 2012”. Stafi kuqezi po afron elemente te se ardhmes, me qellim qe kontributi i tyre te ndihmoje ekipin tone kombetar, per te realizuar synimin final. Per realizimin e endrres kuqezi, qe edhe Shqiperia te marre pjese ne nje kompeticion te madh duket i veshtire qe te realizohet, Kuzhe do te mase forcat me skuadra si Rumania, Bosnja. Rumania, e cila njihet si nje nder ekipet e medha te kontinentit ne futboll dhe qe mbeti jashte boterorit do te kete te veshtire qe te perserise deshtimin e dyte radhazi. Rumania e Mutu dhe e Kivu pas hedhjes se shortit ka shpalosur si objektiv kualifikimin ne Euro 20102. Nderkaq, Bosnje Hercegovina pas rezultateve surprize, ne eliminatore e fundit te Kupes se Botes do te kete te veshtire qe te pranoje nje pozicion poshte ekipit tone kombetar. Por edhe Bjellorusia e ka te fresket fitoren e madhe qe realizoi ne “Qemal Stafa”, ndaj edhe si objektiv minimal ka shpalosur pozicionimin mbi kuqezinjte. Kesisoj, Kuzhe do ta kete te veshtire misionin e tij, per te realizuar objektivin madhor. Nje nder lojtaret me te dalluar te kombetares shqiptare, Lorik Cana eshte shprehur optimist, para hedhjes se shortit, pavaresisht ekipeve qe do te viheshin perballe Shqiperise. Sipas tij ka ardhur radha qe edhe ekipi yne te arrije te konkuroje me sukses. - “Brezi i ri i lojtareve te kombetares shqiptare premton per nje sukses te mundshem ne eliminatoret e evropianit 2012,” – u shpreh me optimizem Cana.