Deshtimi i disa mediave, aluduan per takim te henen
Ka deshtuar paralajmerimi i bujshem i disa mediave gjate diteve te fundjaves te cilat aluduan se diten e sotme (e Hene) do te nisnin negociatat e Topit me Ramen dhe Berishen. Burime te sigurta prane protagonisteve te takimit te mundshem, bene te ditur per “Koha Jone” se as kryeministri Sali Berisha dhe as kryetari socialist Edi Rama, nuk kane marre ndonje ftese zyrtare nga Presidenti i Republikes per t’u takuar. Te njejtat burime sqaruan se nuk ka as edhe asnje axhende te percaktuar qe te konfirmoje nje takim te mundshem.
Ne kete menyre, kane rene “garancite” e ngritura nga disa media vizive dhe te shkruara afer Edi Rames, pasi ky lajm ka rezultuar krejtesisht i pavertete, pavaresisht deshires se tyre per te bere sa me te bujshem nje takim te mundshem ne zyren e Topit, mes Rames dhe Berishes.