E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton buxhetin e 9 mujorit dhe strategjinë e FSK

PRISHTINË- Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme miratoi disa projektligje, strategji, rregullore dhe vendime nga fushat e përgjegjësisë kushtetuese dhe ligjore.
Raporti nëntëmujor i buxhetit 2011, i cili është prezantuar dhe ka marrë aprovimin e kabinetit qeveritar, u vlerësua se tregon për një performancë pozitive në sigurimin e të ardhurave, por edhe në ekonomizimin e shpenzimeve buxhetore.
Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe Strategjinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila siguron udhëzimet që FSK-ja të angazhohet në arritjen e standardeve të NATO-s, me objektivin e ndërtimit të partneritet me SHBA-të, BE-në dhe KFOR-in.
Qeveria ka miratuar gjithashtu vendimin për vazhdimin e shpronësimeve në segmentet 3 dhe 4 në brezin e autostradës Vërmicë-Merdare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›