E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e temperaturave, qytetarët shëtisin nga liqeni

Rritja e temperaturave në Tiranë ka shtuar numrin e kryeqytetasve të cilët i drejtohen Liqenit Artificial për t`i marrë atij qetësinë.
 

Fëmijë, prindër, të moshuar zgjedhin atë që quhen mushkria e Tiranës që të qetësojnë trupin e mendjen në parkun e gjelbëruar të metropolit.
 

Shumë prejt tyre vijnë për një shëtitje apo edhe për një vrap, për të mbajtur trupin në formë apo për ajër të pastër, por ajo çka mund të thuhet është se ngrohja e motit ka shtuar vizitorët e liqenit.
 

Ftohtë apo ngrohtë, duket se kryqytetasit nuk i largohen zakonit të tyre të mëngjesit apo pasdites, për të kërkuar pak qetësi pranë liqenit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›