E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata “Labëria” peticion kundër regjistrimit të popullsisë

Shoqata atdhetare “Labëria” reagon kundër të dhënave në faqen e internetit të Bashksië Himarë në të cilën kjo zonë konsiderohej si një krahinë me të shkuar autonome që ka kundërshtuar bashkimin me Shqipërinë.
Sipas kësaj shoqate, këto deformime janë në vazhdën e politikës së kryetarit të bashkisë Bollano, por që bëjnë përgjegjëse shtetin shqiptar.
Ky union del kundër edhe regjistrimit të popullsisë me vetëdeklarim në bazë etnije dhe feje si edhe deklaratave të bëra nga konsulli grek Theodhorus Ikonomus se koraçarët janë grekë.
Nisur nga këto fakte, shqoata “Labëria” do t`i nisë një peticion struktrave të shtetit, presidentit, qeverisë, paralametit për të reaguar nga këtyre çëshjeve.
Ndërsa historiani Pëllumb Xhufi theksoi se po kërkohet një Vorioeprir virtual, ndaj të cilit duhet reagimi i politikës shqiptare.
Për kreun e unionit të gazetarëve, Aleksandës Çipa, kjo situatë buron nga dy probleme.
Në fund të takimit anëtarët e shoqatës kanë firmosur në peticionin e nisur nga "Aleanca kuq e zi” ku kërkojnë 20 mijë firma për të bërë ndryshime në ligjin për gjendjet civile, me qëllim që të mos përfshihet gjatë regjistrimit të popullsisë, deklarimi i besimit fetar dhe përkatësisë etnike.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›