Historia e virusit H5N1 dhe ndikimet e tij…
Të gjithë kemi dëgjuar me së fundi për Gripin e Shpendëve, por shumica e njerëzve janë shumë pak të informuar rreth karakterit të rrezikut që peëbën ai.Virusi i Gripit të Shpendëve është pjesëtar i familjes influenza, e cila përbëhet nga 3 verietete kryesore;A,B dhe C. Këto variacione dallohen nga njëri tjetri në bazë të proteins M që përmbajnë në këllëfin e tyre. Eshtë pikërisht varieteti A që është përgjegjës për shumicën e epidemive gripale në njerëz dhe shpendë..Secili prej viruseve përmban një ARN të përbërë prej tetë segmentesh.Këto segmente rishpërndahen çdo herë pas shumimit duke krijuar një mjedis pjellor për ndryshueshmëri dhe evoluim.
Variacioni i tipit A të Influencës nënklasifikohet në bazë të dy glikoproteinave të ndryshme që përmbahen në këllëfin viral.E para është hemaglutinina, e shënuar me H,ndërsa e dyta është neuraminidaza e shënuar me N. Kemi gjithsej 16 lloje të ndryshme H dhe 8 lloje N. Si ilustrim panendemia e gripit të vitit 1918 ne Spanjë u shkaktua nga H1N1.
Gripi i Shpendëve dhe gripi i njerëzve kanë një histori të ndërthurur dhe komplekse.Të tre llojet e viruseve influenca që kanë shkaktuar panendemi tek njerëzit gjatë shekullit të njëzetë duket se kanë komponente gjenetikë të huazuar nga viruset e shpendëve.Në 1918 H1N1 vrau 20-40 milion njerëz në mbarë botën. H2N2 I 1957-es dhe H3N2 I 1968-es ishin më pak agresive,por gjithsesi shkaktuan vdekjen e të paktën një million njerëzve.Sot në 2006 të gjithë sytë janë drejtuar nga H5N1,ose i ashtuquajturi Gripi i Shpendëve.
Virusi Influenca A haset më shumë tek zogjtë e egër,duke u shpërndarë me shpejtësi me anë të shkëmbimit të mukusit ose fecesit,pa shkaktuar simptoma sëmundjeje ose ndordhje tek këta shpendë. Por me t`u transmetuar tek shpendët e butë si pula,rosa,pata apo gjeli i detit,virusi shpërndahet në mënyrë eksplozive duke shkaktuar vdekje në masë.Në grupe të mëdha shpezësh të mbyllura në hapësira të kufizuara virusi ka aftësi të pësojë shndërrime në mënyrë të shpejtë,duke fituar njëkohësisht edhe aftësinë për t`u hedhur në specie të tjera,vecanërisht derri i buts.Këta transmetues dytësorë shndërrohen në kazan përzjerrës për të përftuar edhe më shumë asortimente ,duke e rritur në maksimum mundësinë për infektimin e gjitarëve të tjerë,veçanërisht njerëzve.
Gripi i Shpendëve H5N1 ka infektuar njerëz dhe vazhdon te jetë një rrezik eminent.Ai u has për herë të parë dhe u identifikua në hapësirat e egra të Afrikës së Jugut më 1961.Gjatë 4 dekadave në vazhdim ai u shpërnda në mënyrë natyrale në të gjithë botën e shpendëve,duke u rishfaqur në mënyrë dramatike në pulari në vitin 2003. Epidemia ndodhi në tetë shtete aziatike,Kamboxhia,Kina,Indonezia,Japonia,Laosi,Koreja e Jugut,Tajlanda dhe Vjetnami,duke shkaktuar ngordhjen e mbi njëqind milion shpesësh të butë.Kjo epidemik u duk nën kontroll dëri në Qershor të 2004-ës kohe kur u rishfaq në katër prej vendeve te sipërpërmendur si dhe në Malajzi.
Përsa i përket njerëzve gjendja paraqitet me pak dramatike. H5N1 për herë të parë u pa të infektonte popullatën humane me 1997 në Hong-Kong. Gjithsej u dokumentuan 18 raste dhe 6 vdekje.U rishfaq zbehtë në 2003 me dy raste duke shkaktuar një vdekje, për të shpërthyer më vonë pastaj në Vjetnam,Tajlandë dhe Kamboxhia.Deri në Qershor 2005 u vunë re gjithsej 100 raste me një vdekshmëri prej 54 %.Shumica e rasteve kishte të bënte me kontakt direkt me shpendin e sëmurë. E ndërsa në këtë fillim viti vdekjet u shtuan,virusi u pa të lëvizte përditë e më shumë më në perëdim. Filloi në Turqi
pastaj me rradhe Greqi,Rumani, Francë etj.Me mijra shpesë të infektuara u azgjesuan edhe në vendin tonë. Fatmirësisht nuk kemi akoma një rast të tille tek njerëzit.
Dyqind vdekje nuk përbëjnë në vetvete nje panendemi njerëzore.Duhen tri komponentë që një shfaqje e virusit të quhet panendemi.Së pari një organizëm me virulencë të lartë,së dyti mungesa e imunitetit në trupin e njeriut dhe së treti transmetimi i lehtë nga njeriu tek njeriu. Në 1918 H1N1 I posedonte të treja këto veçori. Pikërisht për këtë arsye u bë shkak për vdekjen e mbi 20 milion njerezve.H5N1 ka vetëm dy te parat, të paktën deri në këto çaste.
E megjithatë shqetësimi është i madh. Studimet tregojnë një ndryshueshmëri të vazhdueshme të virusit duke e zgjeruar spektrumin e transmetimit edhe në specie të tjera si derri i bute, kali, macja, tigri, leopardi, balena dhe delfini.Veçanërisht derri i butë shikohet si katalizori kryesor i përzierjes së tipeve tek virusi.Më së fundi një transmetim nga njeriu tek njeriu u dokumentua në Tajlandë ku fëmija infektoi nënën dhe me pas tezen. Por virusi u mjaftua me kaq duke demostruar që nuk ka akoma kapacitetin e nevojshëm për t`u transmetuar nga njeriu tek njeriu në mënyrë të pavarur.
Mundësia e diagnostikimit dhe menaxhimit të rasteve me H5N1 mbetet akoma jo e mjaftueshme edhe në vendet e zhvilluara.Për të përmirësuar këtë aspekt ne kemi nevoje për një vëzhgim te imtë që mbështetet
në mundësitë klinike, shkencore dhe teknologjike.Ne kemi nevojë për më shumë informacion dhe dije,si dhe për njohjen më nga afër të gjendjes epidemiologjike të virusit në mënyrë që të veprohet sa më shpejt për parandalimin e shpërndarjes së tij nga njeriu tek njeriu.Ai që na shqetëson më shumë është fakti që H5N1 është tashmë rezistent ndaj dy prej katër medikamenteve të përdorura në e tilla raste.Duhet shtuar që prodhimi i medikamenteve efektive është shumë larg nevojave që mund të parashtojë një epidemi globale.
Por kemi edhe lajme të mira;me 7 gusht 2005 Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se provat e para për një vaksinë njerëzore të virusit kanë dalë me sukses.Megjithatë OBSH la të kuptohej se ekzistenca e një vaksinë efektive nuk do të mund ta parandalonte një panendemi botërore.Ndërkohë vaksina ka nevojë për testime të tjera përpara se të tregëtohet për publikun dhe prodhimi dhe shpërndarja në seri e saj mund të përbëjë një problem me vete.
Menazhimi efektiv i Gripit të Shpendëve kërkon patjetër një bashkëpunim global,një vëzhgim të imtësishëm si dhe një pajisje adekuate me mjete diagnostikimi dhe medikamente.Ne kemi nevojë që të nxjerrim tabllonë reale të H5N1 në mbarë botën, të ndërmarrim kërkime të avancuara shkencore në atë drejtim duke ndarë me njeri-tjetrin informacionin e nevojshëm.Kjo do të na bënte më të gatshëm për të ndërhyrë në rast nevoje. Ndoshta hapi i parë në këtë drejtim do të ishte survjimi me i mirë i shpendëve të butë,rregullimi i mbarështimit dhe lëvizjes së tyre si dhe forcimi i rregullave dhe ligjeve në këtë fushë. Ndërsa përsa i përket njerezve nevojitet një shkallë më e lartë vigjilence dhe dyshimi midis personalit mjekësor,studime në grup,vëzhgimi me imtësi i kontakteve, përdorimi me vend i medikamenteve efektive si dhe kërkime te vazhdueshme në fushën e vaksinave ndaj këtij virusi.
Transmetimi midis njerëzve i Gripit të Shpendëve mund të parashikohet fare lehtë,gjë që e bën shumë më të lehtë menaxhimin e situatës.Neglizhenca dhe mëfshtësia për të vepruar mund të sjellë një gabim me përmasa historike.Në botën e re,te zvogëluar përditë e më tepër, H5N1 përbën një rrezik shumë kanosës dhe real. Megjithatë masa fare elementare mund të parandalojnë një panendemi që mund të përsërisë fillimshekullin e kaluar.
*Universiteti i Yale-it SHBA, Departamenti i Kirurgjise Kardiotorasike