Nobelistja Doris Lessing, tashmë në gjuhën shqipe
“Skanderbeg books” do të botojë ekskluzivisht shkrimtaren britanike Doris Lessing, fituese e Çmimit Nobel 2007 në Letërsi.
Doris Lessing
Çmimi Nobel në Letërsi 2007
“PËR DORIS LESSIN, PËR PËRVOJËN EPIKE FEMËRORE, E CILA ME SKEPTICIZËM, PASION DHE FUQI PËRFYTYRUESE, IA KA NËNSHTRUAR KËTË QYTETËRIM TË NDARË SHQYRTIMIT.”.
Akademia Suedeze për Çmimin Nobel në Letërsi 2007
Pak ditë më parë juria e Çmimit Nobel ka shpallur fituesen e vitin 2007 në Letërsi. Ky çmim shkon për shkrimtaren britanike Doris Lessing, vepra e së cilës në shqip do të botohet ekskluzivisht nga “Skanderbeg books”. Menjëherë pas shpalljes së Çmimit Nobel dhe kërkesës për botimin në shqip të veprave të fitueses së tij, përfaqësuesit e të drejtave të përbotshme të Doris Lessing, ia besuan përfaqësimin e saj në gjuhën shqipe “Skanderbeg book”. Lessing është në radhën e autorëve shumë të rëndësishëm që “Skanderbeg book” publikon për lexuesin shqiptar, nobelistë dhe jonobelistë. “Skanderbeg books” ka të drejtat ekskluzive edhe të nobelistëve të tjerë të fundit si: J.M. Coetzee (Nobel 2003), Elfriede Jelinek (Nobel 2004), Orhan Pamuk (Nobel 2006).
Veprat e para të Doris Lessing që do t’i prezantohen lexuesit shqiptar në fillimin e vitit të ardhshëm, për t’u ndjekur nga të tjera më pas, janë:
“Vera para errësirës” (The Summer Before the Dark), roman “Fëmija i pestë” (The Fifth Child), roman “Dashuri sërish” (Love, again), roman
Biografi e zgjeruar e Doris Lessing
Doris Lessing lindi më 22 tetor 1919 në Kermanshah të Persisë (Irani i sotëm) si Doris May Taylor. I ati, Alfred Cook Taylor, ish-kapiten i ushtrisë britanike gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte një nëpunës banke. E ëma, Emily Maude Taylor, ishte infermiere. Më 1925 familja e saj shkoi në Rhodezinë Jugore (Zimbabve e sotme) me shpresën e një jete më të mirë. Lessing e përshkruan fëmijërinë e saj në fermë në pjesën e parë të autobiogtrafisë së saj me titull “Në lëkurën time” (Under My Skin), botuar në vitin 1994. Shtatëvjeçare, edukimi I saj nisi fillimisht në një shkollë manastiri dhe më pas në një shkollë vajzash në Salisbury. Në moshën katëmbëdhjetë vjeçare ajo i dha fund vetë shkollimit. Për disa vite punoi si një dado e re, telefoniste, sekretare, stenografe dhe gazetare dhe botoi shumë tregime të shkurtëra. Më 1939 u martua me Frank Charles Wisdom, me të cilin pati dy fëmijë, John dhe Jean. Me të u divorcua në vititn 1943, për t’u martuar pas dy vjetësh me Gottfried Lessing, një emigrant gjermano-hebre, të cilin e pati njohur në takimet e grupeve marksiste, që merreshin më së shumti me çështjen e racave. Me të ajo pati një djalë. Lessing u bë anëtare e Partisë së Punës së Rhodezisë Jugore. Kur çifti u divorcua në vitin 1949, ajo mori djalin, Peterin, dhe shkoi në Londër ku u sistemua shpejt dhe u njoh si shkrimtare. Mes viteve 1952 dhe 1956 ajo ishte anëtare e Partisë Komuniste Britanike dhe mjaft aktive në lëvizjen kundër armëve bërthamnore. Për shkak të kritikave të saj kundër politikës së regjimit afrikano-jugor, asaj iu ndalua të hynte atje prej vitit 1956 deri në vititn 1995. Në “E qeshura afrikane: Katër vizita në Zimbabve (African Laughter: Four Visits to Zimbabwe), botuar në vitin 1992, ajo përshkruan kthimin pas në vitin 1982 në vendin ku ishte rritur. Doris Lessing jeton tani n
e në Londër në moshë të thyer, pa e ndërprerë asnjëherë krijimtarinë e saj. Lessing është nga ato autore që ka eksperimentuar shumë në rrëfim. Me përvojat e saj shkrimore dhe autentike, Lessing futet në radhën e grave që kanë lëvizuar ujëra në botën e sotme, veçanërisht të marrëdhënieve mes gjinive.
Njohja e parë si romanciere e Doris Lessing ka qenë në vititn 1950 me veprën “Bari këndon” (The Grass is Singing) ku përshkruan marrëdhëniet mes gruas së një fermeri të bardhë dhe shërbyeses së saj me ngjyrë. Libri është tragjik, i bazuar në dashuri-urrejtjen dhe studimin e konfliktit të pakalueshëm racor.
Edhe seria gjysmëautobiografike “Fëmijët e dhunës” (Children of Violence), e quajtur rëndom Martha Quest, prej personazhit kryesor, është vendosur në Afrikë. Seria përfshin librat “Martha Quest” (1952), “Martesë e përkryer” (A Proper Marriage) 1954, “Një dallgë nga stuhia” (A Ripple from the Storm) 1958, Vendmbyllur (Landlocked) 1965 dhe “Qyteti katërdyersh (The Four-Gated City) 1969.
“Libri i artë i shënimeve” (The Golden Notebook) i botuar në vitin 1962 ishte me të vërtetë romani që e bëri atë të përbotshme. Lëvizja feministe e pa këtë libër si vepër modeli dhe libër dore për gjykimin e marrëdhënieve burrë-grua të shekullit XX dhe Anna Wulfin, personazhi kryesor të tij, si shprehje e gjykimeve substanciale femërore.
Në veprat e botuara në vitet ’70, përfshirë këtu edhe “Udhëzime për një zbritje në ferr” (Briefing for a Descent into Hell), botuar në 1971, ajo e përkufizon atë si një periudhë të “fantazisë së hapësirës-intime”, një përpjekje në shpirtin e Romanticizmit, për të zgjeruar dijet njerëzore, për të përfshirë në të caqe përtej kontrollit të arsyes dhe egos.
Në serinë e romeneve “Canopus në Argo: Arkiva” (Canopus in Argos: Archives) botuar në pesë volume në vitet 1979-1985, Lessing shtrihet në zhanrin shkencor të rrëfimit, duke u thelluar në zhvillimet e luftës posatomike të qenies njerëzore, duke zhvilluar më tej idetë e saj mbi kolonializmin, shkatërrimin ekologjik dhe kundërshtitë e pricipeve burrë-grua, veçanërisht të inspirimit të saj nga ndikimi i Sufizmit, me të cilin ndeshi në vitet 1960-të.
Ajo i rikthehet rrëfimit ralist me veprën “Terroristi i mirë” (The Good Terrorist), të botuar në vitin 1985, duke dhënë një peizazh satirik të nevojës së të majtës bashkëkohore për një kontroll dhe keqorientimi, martirizimi dhe nështrimi i grave protagoniste.
Veprat autobiografike “Nën lëkurën time” (Under My Skin), botuar në vititn 1994 dhe “Ecje në hije” (Wakling in the Shade), botuar në vitin 1997 përbëjnë një majë të re në krijimtarinë e saj. Lessing nuk përshkruan vetëm jetën e saj, por të gjithë epokën: Anglinë në ditët e fundit të mbretërtisë, për të vazhduar pastaj me romanin “Ëndrra më e ëmël” (The Sweetest Dream), i botuar në vititn 2001.
Vepra të tjera të rëndësishme të saj janë: “Vera para errësirës” (The summer Before the dark”, botuar në vitin 1973, ku lexuesi ndeshet më së pari me motivin e çlirimit: një grua më në fund e gatshme të përmbushë prirjet dhe dëshirta e saj seksuale. Pas leximit të parë, filigrama e romanit të vërtetë, merr formë: një analizë e pamëshirshme e shkatërrimit të vlerave njerëzore në Mesjetë.
“Fëmija i pestë” (The Fifth Child), botuar në vititn 1988 është një thriller psikologjik i realizuar mjeshtërisht, ku një sulm i dënuar fëmëror kundër jetës familjare është mëshiruar në një vogëlush monstruoz.
Në librat e saj të viteve të fundit si: “Mara and Dann” (1999), “The Story of General Dann and mara’s Daughter, Griot and the Snow Dog” (2005), ajo jep idetë e saj mbi katastrofën globale, duke e shtyrë njeriun të kthehet te jeta primitive. Për shkak të kësaj thirrje, këto libra janë kthyer në libra të një apeli të veçantë të zërit të saj si autore.
Çmime letrare të Doris Lessing:
Somerset Maughham Award, 1954
Prix Médicist étranger, 1976
Osterreichischer Staatspreis fur Europaische Literatur, 1981
Shakespeare-Preis der Alfred Toepler Stiftung F.V.S, Hamburg, 1982
W.H. Smith Literary Award, 1986
Palermo Prize, 1987
Premio Internazionale Mondello, 1987
Premio Grinzane Cavour, 1989
james Tait Black Memorial Book Prize, 1995
Los Angeles Times Book Prize, 1995
Premio International Catalunya, 1999
david Cohen British Literary Prize, 2001
Companion of Honour from the Royaql Society of Literature, 2001
Premio Principale de Asturia, 2001, S.T. Dupont Golden PEN Award, 2002