Proteksionizmi politik i shteteve-kombe vs demokracia liberale
Është i njohur fakti se shtetet-kombe vërshuan rruzullin tokësor si një formë e re e qeverisjes , mentalitetit dhe modalitetit të ri politikë. Këto shtete u krijuan disa shekuj më herët , faktikisht koncepti i shteteve-kombe duke eksploruar në vete afroi ngatë vetes edhe një mori kombesh tjera që janë të shkrirë ose në kushtetut ndjehen si qytetar të shkallës së dytë ose të tretë. Në shkrimin tim "( R)epublika Macedonia dhe Diplomacia e Zëzë" të botuar në gazetën Lajmi në Maqedoni dhe në disa gazeta tjera shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri , lexuesit e këtij shkrimi më kritikuan për njëanshmëri të paraqitjes së fakteve dhe argumenteve për faktorizimin e çështjes shqiptare në Maqedoni. Pati disa reagime drejtuar këtij shkrimi që disa ishin të natyrshme dhe me plotë të drejtë , ndërsa disa tjerat ishin pa të drejtë. Në mesin e atyre reagimeve patë edhe reflektime të tilla që më akuzonin se po faktorizojë çështjen e Maqedonisë në aspektin ndërkombëtar duke u paraqitur si mediokër dhe përmes kësaj " analize" do të ndikoja negativisht në formimin e mentalitetit politik shqiptar. Hyrje e këtij shkrimi do të jetë sqarimi i shkrimit të kaluar. Unë ende sot e kësaj dite mbrojë tezën se shqiptarët e Maqedonisë , nëse e ndjejnë veten si shtetëformues , duhet që të japin fjalën e tyre përfundimtare edhe në politikën e jashtme të Maqedonisë. Procesi i pavarsisë së Kosovës që është një pikë më e nxehtë dhe mjaft aktuale për shqiptarët e gjithë rruzullit tokësor ka nevojë për mbështjetje edhe të Republikës së Maqedonisë.
Paramendoni sikur shqiptarët e Maqedonisë do të udhëheqnin me dikasterin e politikës së jashtme dhe të orientonin politikat drejtë mbështetjes së pavarsisë së Kosovës ,në planin ndërkombëtar do të ishte një plus për shtetin e ri në Ballkan , Kosovën , do të ishte një mbështetje e fortë për shtetin bërtham shqiptar Shqipërinë dhe do të favorizonte gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës , Shqiptarëve të Greqisë , Malit të Zi etj. Nuk fajësoj partitë tona shqiptare në Maqedoni se pse nuk kanë marrur këtë segment mjaft të rëndësishëm të Qeverisë , sepse aq iu është dhënë mundësi nga ana e partnerit maqedon, por dua të aktualizojë çështjen që participimi i ardhshëm i shqiptarëve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të ishte në favor të politikës së brendshme dhe të jashtme. Njohja e Republikës së Maqedonisë ndërkombëtarisht nga shtete të ndryshme duhet të jetë në vullnetin unanim të qytetarëve të këtij vendi si : shqiptar , maqedonas , turq , boshnjak , romë etj. Reagimet ndaj shkrimit tim më japin të mendojë se sa janë të fuqishme lobet greke në Maqedoni që janë të shpërndara edhe nëpër disa qarqe politike brendashqiptare dhe në suaza të disa elitave intelektuale në vend. Njohja e Maqedonisë ndërkombëtarisht me emrin e saj kushtetues dhe me mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë , do të dëshmonte rrolin dhe rëndësinë e shqiptarëve gjatë formimit të këtij shteti , udhëheqjes së tij dhe thyerjes së sindromit të inferioritetit në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë.
Shqiptarët duke mbështetur njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues munden të nisin dhe inicojnë procesin e ndryshimit të kushtetutës së Maqedonisë , ku shqiptarët që përmenden si minoritet në vend më nuk do të kishin rrolin e tillë , pasiqë kontribuan ndërkombëtarisht për ndryshimin e gjendjes së tyre inferiore në vend. Ka kaluar më koha e kërkesave të shqiptarëve dhe realizimit të atyre kërkesave nga ana e Maqedonëve , por thjeshtë partitë shqiptare në Maqedoni duhet të jenë ato që i bëjnë gjërat dhe jo të marrin pjesë në bërjen e gjërave , në pjesëmarrje të projekteve të huaja e kutadi cka. Përmes mbështetjes së Maqedonisë në aspektin ndërkombëtar me emrin e saj kushtetues shqiptarët e këtij vendi do të fitonin automatikisht shumë benificione politike , ekonomike dhe kombëtare në vend. Kam ndëgjuar shumë kryetar komunash ( shqiptar) fatkeqësisht që vazhdimisht nëpër mediat e shkruara dhe ato eletronike alarmojnë për moszhvillimin ekonomik të komunave të tyre në njërën anë , ndërsa në anën tjetër nuk kanë të paraqitur deri më tani asnjë projekt deri tek Ministria Përkatëse për inicimin e zhvillimit ekonomik.
Pasojat e nacionalizmit të tepruar ( gjë e krijuar me vite nga ana e garniturave sllave në mesin e shqiptarëve) , sot e kësaj dite po i vuan secili shqiptar i këtij vendi. Dominimi i të keqes mbi të mirën , po formon këto mutacione në politikë si fosile të fundit të evolucionit. Uniteti politik brendashqiptar dhe brendamaqedon në këtë vend do t`i mundësonte Maqedonisë një integrim më të shpejtë në Unionin Europian , njohje me emrin e saj kushtetues dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan. Thjeshtë nëse shqiptari i Maqedonisë është i organizuar politikisht , i forcuar ekonomikisht dhe është faktor vendosës në politikën e jashtme dhe të brendshme të Maqedonisë , më lehtë do të mundeshin të realizohen edhe ëndërra të miliona shqiptarëve për kalim kufijsh duke integruar pole të trojeve entike shqiptare përmes faktorit ekonomik , politik , kulturor , fetar dhe kombëtar. Të dalim në një segment tjetër të temës sonë.
Krijimi i rendit të ri ekonomik , human dhe global u mbështet mbi baza të faktorit ekonomikë , humbjes së një pjesë të sovranitetit politik dhe unitetit kombëtar ose më mirë thënë shumëkombësh. Ky rënd i ri , u inicua nga ana e shteteve-kombe që ishin të shkelura thellë dhe rëndë nga ana e fuqive të mëdha botërore që shfrytëzuan në favorin e tyre fuqinë e lirë puntore , burimet e rëndësishme natyrore , dhe në formë të padrejtë rënduan jetën e këtyre njerëzve në këto shtete duke i dhënë kredi në formë të ( ndihmës) që do të varësonin këto vende për dekada me rradhë. Padyshim që globalizmi ose rendi i ri botëror kishte përkrahësit e tyre dhe kundërshtarët. Por , kundërshtarët nuk bien ndesh me demokracinë liberale si esencë e të drejtës natyrore , por bien në kundërshtim me politikat e servuara dhe të orientuara nga ana e fuqive të mëdha.
Shtetet- kombe politikisht u detyruan që të vëndojnë disa " dogana" mbrojtëse ndaj varësisë së huaj. Me terma ekonomikë këto " dogana" po njihen si Investime Direkte të Huaja. Në njërën anë këto investime ishin si një mbështetje mjaft e fuqishme për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik , në anën tjetër rrezikoheshin degë të rëndësishme industriale nga ana e mallrave dhe shërbimeve që vërshoheshin nga jashtë në tregun e brendshëm. Këto interesa dhe strategji krijuan shumë padrejtësi në rruzullin tokësor duke filluar nga : Lufta e padrejtë në Irak , në Afganistan , në Ceceni , pengimi i pavarsisë së Kosovës nga ana e Rusisë , pengimi i hapërimit në politikën e jashtme të Maqedonisë nga ana e Greqisë dhe Bullgarisë , etj.
Përfundimisht demokracia liberale përmes formave të saja të ndikimit në planin global njëh konceptin e shteteve-kombe , proteksionizmin politik dhe njëashtu nxitë pluralizmin kulturor dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik. Prandaj t`i përmbahemi demokracisë liberale nëse dëshirojmë që të hapërojmë drejtë zhvillimit të shpejtë ekonomikë , politikë dhe të jemi ruajtës të paqës dhe stabilitetit në rruzullin tokësor.