E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimtarja irlandeze Anne Enright fitoi çmimin Man Booker


Shkrimtarja irlandeze Anne Enright fitoi çmimin Man Booker për vitin 2007, një nga çmimet më të rëndësishëm në letërsi, për romanin e saj rreth një reagimeve të një familjeje mbi një vetëvrasje.

Kryetari i komitetit të çmimeve, Howard Davies, e quajti romanin e zonjës Enright “The Gathering” të fuqishëm dhe plot zemërim.

Romani përqëndrohet në një familje e cila përpiqet të jetojë me hitorinë e saj të trazuar.

Zonja Enright ishte konsideruar si një kandidate me mundësi të pakta për të fituar çmimin prej 100 mijë dollarësh, i cili është i hapur për shkrimtarët nga Britania, Irlanda dhe ish-kolonitë britanike.

Gjithashtu, dje gazetari dhe romancieri spanjoll, Juan Jose Millas fitoi çmimin Planeta, çmimi më i lartë i Spanjës për letërsinë, për librin e tij “The World”.

Romani autobiografik flet për shpërnguljen e një familjeje në Madrid dhe efektet që një qytet i madh shkakton tek një fëmijë.

Çmimi spanjoll shpërblehet me një shumë prej 855 mijë dollarësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›