E Diel, 1 Nëntor 2026

Historia nuk njeh mjekë të pasur, por mjekë të përkushtuar

Mjekësia ka lindur si nevoje e njeriut për të kuruar (kujdesur) dhe lehtësuar dhimbjen e trupit dhe të shpirtit. Në histori të lashtësisë nuk sheh mjeke të pasur, por mjeke të përkushtuar dhe të vetëmohuar. Shpesh ata nderoheshin dhe merrnin edhe formën e një të shenjti. (Shen Spiridhoni, në kishën e Korfuzit, ka qene një mjek i cili ia kushtoi jetën popullsisë së Çamërisë pa dallim feje, e me pas u nderua prej tere popullsisë së zonës, u quajt Shenjt e u balsamos).

Ne kohet moderne akoma në spitale shohim përkushtimin e Suorave, si shembulli i pastërtisë shpirtërore me humanizmin praktik.

Po tek ne? Dikur mjeket tanë të vjetër me emër, si Theodhosi, Jorgoni, Ndroqi, Paparisto etj., të cilët mbaruan shkollat në vitet ‘30, erdhën e prunë bashke me kulturën mjekësore edhe atë humanitare. Edhe ata merrnin honorarin, por jo me detyrim, por duke ruajtur personalitetin dhe emrin, të cilin e gdhenden në spitalet tona të varfra të socializmit.

Jeta e tyre kuptohet, ishte përkushtim, por edhe mirëqenie. Në epokën komuniste, nomenklatura e kuqe e quajti mjekësinë privilegj, dhe të drejtën e shkollimit e kishin bijtë dhe nipat e nomenklaturës, ose të shefave të Sigurimit. Edhe vetë Kryeministri i sotëm, e mori mundësinë e shkollimit prej këtij sistemi.

Por shikojeni sot Doktorin e madh sa gënjeshtar është! Sa human është? Të shet dhe të blen ashtu si Dauti veshkat.

Nuk janë vetëm paratë, stimuli për të qenë human, i ndërgjegjshëm, profesional, pra njerëzor, për njeriun në vuajtje. Është ajo që është sublime. Është ajo që mësohet në familje. Është ajo që ta jep shoqëria. Dhe po shoqëria është ajo që ndërton edhe shtetin, mëpastaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›