Emigrantët duhet të merren vesh ndryshe me qeveritë shqiptare
Ca vargje popullore thonë: “O balo të hëngërtë tënja / E ke të keqen për brënda…”. Vetë emigrantët janë fajtore për pozicionin në të cilin e kanë katandisur veten, kryesisht për hir të dhembshurisë. Ata kanë mundësi të komandojnë jetën ekonomiko-financiare, duke menaxhuar organizma të ligjshëm që paret e tyre të mos i shkojnë për “sadaka”, qeverisë shqiptare, por të jenë para aktive.
Në të vërtetë, mekanizmi i vjedhjes së djersës së emigranteve është shumë i sofistikuar. Qeveria mburret se emigrantet sollën në mëmëdhe miliarda këtë vit,por ajo ka paturpësinë të mos deklaroje se fitimi i këtyre lekeve në xhepat e kujt ka shkuar? Natyrisht, sipas kokës së emigrantëve, qeveria u ka vene edhe festen madje po përgatitet për gallatën e radhës - me votat e emigranteve.
Vetëm një “embargo” me kushte të qarta dhe me detyrime, është gjëja e duhur për të kontraktuar me të ashtuquajturën qeveri shqiptare.