Historianët e antikitetit në Grenoble
“Iliria e Jugut dhe Epiri në antikitet” është tema e konferencës së pestë ndërkombëtare, që mbahet nga data 8-11 tetor në Grenoble të Francës. Janë 68 studiues nga vende të ndryshme të botës, që do të mbajnë rreth 48 kumtesa, që prekin periudhën prehistorike, greko-romake, etj, dhe trajtojnë qendrat më të rëndësishme antike. Të gjitha kumtesat që do të mbahen në konferencë do të botohen në një vëllim më vete. Studiuesit pjesëmarrës vijnë nga Shqipëria, Geqia, Italia, Gjermania, Franca, Anglia, Kroacia, Rumania, etj. Fushat kryesore të referimit, janë kërkimet e reja 2003-2008 në qendra të rëndësishme antike si Ambrakia, Antigonea, Bylisi, Butrinti, Epidamni, Orikos, Foinike, etj. Do të diskutohet kryesisht mbi epigrafinë, numizmatikën, linguistikën, historinë, monumentet, etj si dhe këmbimet ekonomike dhe kulturore mes Ilirisë së Jugut dhe Epirit gjatë kohës së antikitetit.