Historiani Jusuf Bajraktari mban ligjëratë në Nju-Jork
"Kosova në rrjedhat e saja Historike" është ligjërata e mbajtur nga drejtori i Institutit të Historisë së Kosovës. Aktivitetin e organizuar nga “Vatra” e përshëndeti edhe Dritan Mishto, përfaqësuesi shqiptar, i ngarkuar me çështjet e NATO-s, në misionin diplomatik shqiptar në Uashington Në lokalin e njohur Eastwood Manor në Bronks, Nju Jork, u mbajtë nën kujdestarinë e Vatrës, një ligjeratë e thuktë për Historinë e Kosovës. Vatra orgonizojë këtë ligjeratë, duke ftuar në një audiencë të gjërë mërgimtarësh, me diplomatë, studiues, historianë, liderë të komunitetit, studentë, liderë fetarë, veprimtarë e biznesmenë të komunitetit shqiptarë, në Nju-Jork e rrethina. Vatra ftoi drejtorin e Institutit të Historisë së Kosovës, prof. dr. Jusuf Bajraktari, të mbajë ligjëratën për historinë e Kosovës, nga kohët e lashta deri në të tashmën, deri në shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Veprimtaria kulturore u ndoq me shumë interes nga auditori, i cili tregoi se ishte e vemendshëm e kureshtar për të ditur edhe diçka më shumë, rreth temes interesante që trajtoi prof. dr Jusuf Bajraktari. “Të flasësh e të prezantosh para jush, profesor dr. Jusuf Bajraktarin, nuk është lehtë, sepse vetë cv-ja e tij, është aq pasur saqë nuk mund t'i përmendesh të gjitha”, tha nënkryetari i Vatrës, dr.Gjon Buçaj. Ligjerata "Kosova në rrjedhat e saja Historike", e profesorit nga Prishtina, dr Jusuf Bajraktari, historianit të njohur, qe e thukët. Ajo e ngulfati për gati më shumë se një orë auditorin, i cili e ndoqi me një vëmendje të madhe këtë ligjeratë, dhe me anë të pyetjeve dhe përgjigjet që dha historiani nga Kosova, auditori kërkoi ta zgjerojë më shumë njohurin rreth kësaj teme. Ligjeratën e mysafirit të nderuar nga Kosova, prof dr. Jusuf Bajrakatari, drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë, e përshëndeti edhe Dritan Mishto, përfaqësuesi shqiptar, i ngarkuar me çështjet e NATO-s, në misionin diplomatik shqiptar në Uashington. Diplomati shqiptar, në Uashington, tha gjate fjales se tij se "ndërsa dëgjoja ligjeratën e professor dr Jusuf Bajraktarit, për historinë e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore më kujtohej i njëjti skenar i ndodhur edhe në Shqipëri. Por, tha Mishto, këtë rradhë fatkeqësisht nuk ishin sërbët e vërtetë që vrisnin dhe denigronin ajkën e kombit tonë, por veglat e tyre shqiptare, pushteti komunist i Shqipërisë që vriste dhe eleminonte intelektualet e njohur. Të vuash nga armiku i kombit kombit tënd, u shpreh përfaqësuesi i shtetit shqiptar në Uashington, zoti Mishto, është një fakt që historia e kombit e ruan si një pjesë të sakrificës dhe mbijetesës, por të vuash nga bashkëqytetarët e tu, siç kanë vuajtur shqiptarët, brenda kufinjve territoriale të republikës së Shqipërisë gjatë sistemit komunist, është një faktkeqësi e dyfishtë, dhe krejtesisht e pajustifikueshme historikisht. Mirëpo, tha ai, ndjesa e munguar e autoreve të këtij shkatërrimi 50 - vjeçar, përbën një krim tjetër dhe një arrogancë ndaj vlerave të verteta të kombit të zhdukura pa mëshirë nga diktatura. Ne mund të shkëputemi nga e shkuara vetëm duke e dënuar atë pa asnjë ekuivok. ...