E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga Durrës-Prishtinë, përgjigjja më e mirë për Edvinin dhe disa armiq të shqiptarëve

Aldo Bumçi rikonfirmon mbështetjen e PD-së për Ministrin Lulzim Basha akuzon manipulatorët më të mëdhenj të Prokurorisë së Përgjithshme

Partia Demokratike konfirmon vendosmërinë e saj për të mbështetur ministrin Lulzim Basha dhe të gjithë kabinetin qeveritar në nismën për ndërtimin e rrugës që bashkon shqiptarët, përpara vjeshtës së ardhshme. Inaugurimi i shpejtë i saj, përgjigjja më e mirë ndaj Edi Ramës, por edhe mjaft qarqeve antishqiptare, të cilat prej një dekade bëjnë lobing për izolimin e Shqipërisë

Leonard Quku
TIRANE - Partia Demokratike iu kundërpërgjigj përsëri dje vargut të nekropolitizimit politik të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, i cili prej ditësh me radhë ka shtrirë duart e së keqes drejt organit të akuzës, duke u faktuar si kryeprokuror politik nëpërmjet manipulimeve të gjëra, përsërit në mënyrë të përditshme kërkesën për largimin e ministrit Basha nga Ministria e Jashtme. Zëdhënësi i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, deputeti Aldo Bumçi, reagoi përsëri dje ndaj “klikës opozitare dhe propagandës opozitare, sinonim i së keqes, që synon të marrë frenat e sistemit të drejtësisë në vend dhe të përdorë institucionin e organit të akuzës për llogari të vet politike”.
Në këtë drejtim, Partia Demokratike denoncon veprimet e pamoralshme të opozitës dhe Edvinit dhe thekson se ministri Basha ka mbështetjen e gjerë të mazhorancës dhe se armiqve të vendit si, Edi Rama bashkë me ndonjë tjetër, po u jepet përgjigjja më e mirë, nëpërmjet ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, të cilën ata po e luftojnë fort. “Edi Rama vazhdoi serialin e sulmeve kundër ministrit LulzimBasha, personaliteti i të cilit e tmerron. Kështu, pas një seri takimesh të suksesshme të Ministrit Basha me drejtuesit e diplomacisë botërore në Bruksel, Helsinki, Oslo dhe Berlin, Rama i përgjigjet me thirrjen e tij dëshpëruese për dorëheqje nga detyra e ministrit të Jashtëm. Megjithatë këtë qëndrim Edi Rama veçse faktohet si kryeprokuror politik i vendit që ka manipuluar gjer në palcë institucionin e akuzës dhe që pas dështimeve të njëpasnjëshme në këtë proces manipulimi përsërit në mënyrë të përditshme kërkesën për largimin e Bashës nga Ministria e Jashtme”, u shpreh Bumçi. Deputeti Bumçi, vuri në dukje se “grupi parlamentar i Partisë Demokratike, duke i shprehur mbështetje të plotë Ministrit Basha, thekson edhe një herë se përgjigja më e shkëlqyer ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të rrugës, siç është Rama dhe ndonjë tjetër, është ndërtimi dhe zhvillimi i korridorit të shqiptarëve Durrës-Morinë-Prishtinë që po ndërtohet me shpejtësi të jashtëzakonshme”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›