Digjet banesa, një familje mbetet nën qiell të hapur
Një zjarr tjetër ra dje në Kamzë, por zjarrfikësit
nuk kanë mbërritur në kohë për ta shuar. Një
shtëpi private është djegur plotësisht, duke lënë nën
qiell të hapur një familje me disa anëtarë. Burimet
policore të kryeqytetit bënë të ditur se dje në mëngjes,
rreth orës 07:20, ka telefonuar një qytetar, i cili njoftoi
se në Kamzë, "tek Azili", pranë radiostacionit, po
digjej një banesë. Me t‘u njoftuar, në vendngjarje shkuan
shërbimet e policisë së Komisariatit nr. 5, të
cilat ndodhen në Kamzë, por ardhja e zjarrfikësve ka
vonuar mbi një orë. Dëshmitarët okularë treguan se
banorët dhe policia u munduan të shuajnë flakët, por
zjarri ishte i përmasave të mëdha. Nga ndërhyrja e
shpejtë është mundësuar evakuimi i njerëzve në këtë
ndërtesë, dhe pas shumë kohësh ka mbërritur edhe
zjarrfikësja. Dëshmitarët shpjeguan se në kohën kur
ka ardhur zjarrfikësja, pothuajse çdo gjë ishte djegur
dhe ndërhyrja ka sjellë vetëm mospërhapjen e mëtejshme
të flakëve. Sipas të dhënave nga policia, banesa
i përkiste Ilir Korçarit dhe nga djegia është shkaktuar
një dëm prej rreth 10 mijë eurosh. E gjithë familja
ka mbetur në qiell të hapur dhe ka shkuar për t‘u
strehuar te të afërmit.