E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grushte dhe gjak në Asamblenë e KOKSH-it

Ademi: “Unë, Ilir Meta i sportit, do ta mbroj me gjak votën e sportistëve”. Bllokohet me dhunë procesi i votimit dhe shtyhet për një afat të papërcaktuar

Gjak. Grushte. Rrëmujë. Debate. Fyerje. Spektakël. Turp. Poshtërsi. Hipokrizi. Fletë votimi të grisura. Kuti votimi të thyera. Procesverbal votimi i grisur. Anulim Asambleje. Ky ishte fundi komiko-tragjik i përkohshëm i Asamblesë së 14-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik Shqiptar. Për t’u rikthyer me votimet për president në një datë tjetër të afërt, brenda muajit dhjetor 2008. Në Pallatin e Kongreseve, atje ku zhvilloi edhe punimet Asambleja e ndërprerë, ndodhi gjithçka për ta konsideruar turp në nivelin më të lartë të sportit shqiptar. Aty ku bashkohen të gjitha federatat dhe presidentët e sportit shqiptar. Ata që udhëheqin sportin në emrin e familjes e të frymës olimpike. Përfundimi: pas një orë konsultimesh, kryetari i komisionit të votimit, Myftar Fana, deklaroi anulimin e procesit të votimit për pamundësi teknike.
Asambleja
Në fakt, sinjalet e para për një asamble jo të qetë u dhanë që në hyrjen tërësisht të kontrolluar të punonjësve të sigurisë në derën e jashtme që të çonte më pas në sallën e katit të tretë të Pallatit të Kongreseve. Trajneri i njohur i mundjes, Zef Gjoni, drejtori Teknik i Federatës së Peshëngritjes, Përparim Feruni, por dhe sportistë pjesëmarrës në Lojërat e fundit Olimpike, si mundësi Elis Guri, nuk u lejuan të ishin të pranishëm në punimet e Asamblesë, duke krijuar edhe rrëmujën e parë të madhe.
Komisioni i paracaktuar (të paktën në emra) i verifikimit të mandateve: Labo Capo, Bardhyl Hoxha e Shkëlqim Meta, raportoi se nga 84 delegatë merrnin pjesë 79 të tillë. I vetmi moment solemn i Asamblesë së 14-të ishte koha kur u ekzekutua Himni Kombëtar shqiptar dhe atij të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nisi punimet edhe Asambleja. Më pas gjithçka degjeneroi. Klodiana Shala, rekordmenia shqiptare e 100, 200, 400 metrave dhe 3-herë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, e kërkoi fjalën e para, madje duke folur në emër të sportistëve olimpikë: “Kërkova fjalën në emër të sportistëve olimpikë, pasi shumica e tyre janë jashtë kësaj salle, por truprojat nuk i lanë të hynin. Një vendim i gabuar i Komitetit Ekzekutiv i ka lënë ata jashtë pa të drejtë për të drejtën e votës, duke shkelur Statutin e KOKSH-it. Pa rregulla e rregullore nuk do të ketë. Truprojat privatë të interesave të caktuara. Këto janë leksione përjashtimi e manipulimi nga KOKSH-i. Sportistët olimpistë të tre viteve të fundit duhet të marrin pjesë, ndryshe kjo Asamble do të jetë e paligjshme dhe nuk mund të zhvillojë punimet e saj. Statuti e thotë shumë qartë se dhe sportistët olimpistë të tri olimpiadave të fundit duhet të marrin pjesë në Asamble me të drejtë vote. Askush nuk mund të na e heqë këtë të drejtë. Dua të ngre vetëm një pyetje për dy kandidatët dhe delegatët që janë këtu: Me të vërtetë mendoni se do të jenë legjitime zgjedhjet që do të zhvillohen pa votën e sportistëve olimpistë? A mund të pranoni ju që të shkelet Statuti? Këtë do t’u mësoni sportistëve elitarë dhe atyre që besojnë te KOKSH-i?”
Në të njëjtën valë ishte edhe Esat Ademi, presidenti i Federatës së Peshëngritjes dhe kandidati për presidentin e ri të KOKSH-it, i cili kërkoi në fjalën e tij pjesëmarrjen e sportistëve olimpistë. Avokati Genc Boga, anëtar i Komitetit Ekzekutiv, argumentoi rregullat e lojës, duke theksuar se ishte dakord edhe për ndryshimin e Statutit, por duke e lënë në një ditë të tjetër. Replikat Shala-Boga-Domi ishin ato që përvijuan edhe frymën e mëpasshme që do të merrte Asambleja. Presidenti i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari, tha: “Po marrim pjesë në një mbledhje duke shkelur një pikë të statutit”.
“Është shkelur një pikë e statutit. Asambleja duket si një mbledhje e Komitetit Qendror të PPSH-së”, - tha Paulin Sterkaj. “Të vijë një nga fusha e agronomisë dhe të mos votojë sportisti. Jam mik me të dy kandidatët, si me Fidel Yllin, dhe me Esat Ademin”.
Korab Llazani, sekretari i Federatës së Basketbollit, pohoi: “Nuk gjej tagër të hedh votën, duke ditur se kush është përjashta. Nuk e njohim njëri-tjetrin. Nuk kemi ?????????????????olimizëm kur në faqen e parë është ruajtja e dinjitetit”.
Procesi i votimit
Ndërsa kandidati për president, Fidel Ylli, zuri një qoshe të largët të sallës, duke folur vazhdimisht me celular dhe pjesëtarë të stafit të tij elektoral, kandidati tjetër për president, Esat Ademi, u përfshi në një skandal të vërtetë duke grisur disa fletë votimi e më pas duke thyer edhe kutitë transparente të votimit. I rrethuar nga truprojat, presidenti i Federatës së Peshëngritjes u përfshi në një kapje masive, teksa situata degjeneroi në kapje duarsh, xhaketash e deri në fërkime të ashpra trupore. Në dorën e djathtë të Ademit kishte edhe gjurma gjaku, e për të mbrojtur presidentin e Konfederatës Mesdhetare të Peshëngritjes, në sallë u përlesh me truprojat edhe vetë djali i tij. “Fusni olimpistët. Nuk ecet me burokracitë e së kaluarës dhe me vendime politike të tre vetave”. Situata degjeneroi më pas në grushte midis truprojave dhe Ademit, por edhe një të panjohuri. “Le të filmojnë televizionet, atë punë kanë. Le ta marrin vesh të vërtetën. Ilir Meta me 10 veta hyri në grevë urie për të mbrojtur votën, edhe unë do të jem këtu për të ruajtur votën time. Nuk pranojmë të votojmë në Asamble. Më vjen keq për Domin, që po e mbyll mandatin në këtë mënyrë. Votën nuk ia fal askujt, edhe pse kam respekt për të gjithë. Për demokracinë dhe ligjin. As nuk e kam parë listën dhe as nuk e kam ditur programin e Asamblesë. Nuk m’u dha mundësia asnjëherë të shkel derën e Komitetit Olimpik Shqiptar, kurse me kolegun tim është vepruar krejt e kundërta. Mendoni vetë, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Përparim Ferunin, nuk e lejuan të futet brenda!” - tha Ademi, i cili gjatë bllokimit të procesit të votimit për më shumë se një orë nuk lëvizi nga vendi ku ndodheshin fletët e tjera të votimit, ndërsa pranë tij ishin punonjësit e sigurimit të mbarëvajtjes së Asamblesë. “Është e parafiksuar se kush do të fitojë, - tha Shala, - prandaj këta kanë frikë nga sportistët”. “Do ta ruaj votën time, nuk ma heq askush këtë të drejtë. Të ??????????????dani një herë e mirë unë nuk tërhiqem. E kam dëmtuar shumë veten, por për votën e kam bërë, për sportistët dhe olimpizmin shqiptar. Para asgjëje nuk tërhiqem nga rregulli, demokracia e ligji”, - përfundoi Ademi.

Fidel Ylli: “Edhe presidentët e Amerikës janë sharë me njëri-tjetrin si terroristë”

“Nuk kam nevojë për referate. Nuk kemi nevojë për politikë. Kam dalë pa letër. Dua ta falënderoj zotin Adem, pavarësisht akuzave. Nuk dua të bëj me faj as Klodin, as Gurin. Nuk kam konflikte interesi. Të ndahemi nga dhuna në sport. Të japim mesazhe bashkëpunimi. Jemi biznesmenë në punën tonë, kemi nevojë për një mentalitet të ri. Dhe presidentë të Amerikës janë sharë si terroristë, por kanë bashkëpunuar. Jemi të dy kampionë, njëri në mundje dhe tjetri në peshëngritje. Sait Prizreni ka arritur rezultatin më të mirë për një sportist në Shqipëri. Le të vijë Esati ta marrë këtë vend. Të dy kemi stafe ekspertësh. Të mos e prishim Asamblenë si ajo e Mundjes. Do të jem avokati i Klodit dhe Elisit. Kam bërë luftë me gazetarët për rezultatet jo të mira në ‘Pekin 2008’. Të afrojmë sa më shumë femra në sport. Nuk u kemi ngrënë hakun sportisteve olimpistë. Asnjëherë nuk do t’u hahet haku sportistëve. Le të jenë qeveritë të majta apo të djathta. Ademi do të jetë ndihmësi im. Është një figurë me vlera. Të mos bëhemi gazi i botës, të mos bëhemi si politika. Nëse do të zgjidhem në krye të KOKSH-it do të krijojmë kushte të barabarta për të gjithë”.

Ademi: “Prizrenit i jep flamurin Presidenti, ju nuk e qasni brenda”

Kandidati për president, Esat Ademi, e mori fjalën menjëherë pas Fidel Yllit. Tonet e qeta të Ademit, në fakt, fshinin një revoltë të brendshme të tij. “Të respektohet Statuti, ligji dhe demokracia. Jashtë kësaj dere presin Ilir Suli, Ymer Pampuri, Romela Begaj. Këta duhet të ishin në Asamble. Nëse kemi bërë një gabim, të mos bëjmë një të dytë. Olimpistët duhet të jenë. Janë krenaria e sportit. Nuk vendos Komiteti Ekzekutiv se sa do të marrin pjesë, një apo dy. Sait Prizreni, si mund të rrijë ai jashtë, Erkand Qeriamaj apo Romela Begaj. Të pranojë zoti Ylli, të pranojë që olimpistët të vijnë të votojnë. Nuk jam për debate. E rëndësishme është që unë dhe zoti Ylli të shtrëngojmë duart me njeri-tjetrin”.

Domi: “Kemi ndarë gëzime e hidhërime”

Presidenti në largim i KOKSH-it, Hysen Domi, në fjalën e tij u shpreh midis të tjerave: “Shqipëria jonë, së bashku me ju është pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike dhe ato Mesdhetare. Kemi ngritur kapacitetet profesionale të sportistëve. Kemi ndarë gëzimet dhe hidhërimet për arritjet dhe mosrealizimet. Tetë vitet e qenies si president i KOKSH-it janë më të mirat për mua. Nuk është arritur më e mira, më idealja, siç kanë arritur simotrat tona, që kanë përvojë disa dhjetëravjeçare”.

Ruli me “Urdhër Olimpik”

Stavri Bello, sekretari i KOKSH-it: “Pranojmë që ka dhe shumë për të bërë. Zoti Domi, e lini presidencën më mirë sesa e keni gjetur. Sot jemi më shumë të kualifikuar, më unikë. Nuk duhet të na trembin debatet. Kurrë më shumë se sot nuk ka 96% të delegatëve. U bëj thirrje kandidatëve për Fair-Play. Komiteti Ekzekutiv e nderon me ‘Urdhrin Olimpik’ për kontributin e tij 8-vjeçar (2000-2008.). Me këtë medalje për kontributin e tyre u nderuan edhe zëvendëspresidenti, ministri Genc Ruli si dhe Myrvete Gjeta, sekretare e Federatës së Notit”.

Guri sjell vërdallë Asamblenë

Mbrojtësi i rangut ndërkombëtar, Elis Guri, vendi i tetë në Olimpiadën e Pekinit, ishte ai që krijoi edhe atmosferën më “entuziaste” në Asamble, duke qëndruar fillimisht pas shpinës së presidentit aktual, Hysen Domi, e pas disa replikash u konfrontua më pas edhe me punonjësit e sigurisë.

Guri: “Jemi 17 sportistë olimpistë që presim përjashta. Unë nuk lejoj të bëhet votimi. Na nxorën përjashta, ne sportistët me tituj”.
U desh ndërhyrja e truprojave për ta vendosur situatën në rregull.
Guri: “Na keni bërë si pingpong ne sportistët. Turp t’ju vijë të gjithëve. Maskarenj!”
Domi: “Elis, mos ofendo njerëz! Ju lutem, mund t’ju nxjerr dhe jashtë”.
Guri nga salla: “Kush do të më nxjerrë jashtë?”
Shala nga paneli: “Do t’ju hedhim në gjyq pas Asamblesë!”
Domi: “Sa kohë do t’u lëmë kandidatëve për të folur?”
Guri nga salla: “60 vjet, derisa të vdesin në karrige”.
Domi: “Kush foli? Ti, Elis? Prapë ju? Po, pusho mor njeri”.
Guri: “E, unë jam, pse, nuk të pëlqen ty?”
Domi: “Unë ika si president”.

Vazhdojnë punimet e Asamblesë

Fidel Ylli: “Elis, mos e mbani peng Asamblenë!”
Guri: “Ne duam të drejtën e votimit. More zotni, ne duam të drejtën tonë”.
Ylli: “Tregohuni të matur”
Elis Guri tenton të flasë, por bllokohet nga truprojat.
Guri, Domit: “Ti nuk do ta dish për sportistët. Nuk po shoh asnjë sportist këtu”.
Domi: “Janë 100 veta në sallë”.
Guri: “Janë bërë olimpistët sikur janë hunj gardhi. Ju doni të jeni vetë zot, vetë shkop”.
Domi: “Vendimet që janë marrë nuk kanë të bëjnë me Statutin, por kjo që po bën ti është mungesë respekti”.
Guri: “Ti nuk ke respekt për ne”.
Domi: “Ti nuk di të lexosh, Elis”.
Asim Belinova, ish-shtangist: “Nuk është marrë vendim. Sportistët janë skllavëruar”.
Shala: “Ta bëjmë me votime, kush nuk i do olimpistët”.
Ademi: “Të arrijmë një marrëveshje me zotin Ylli për olimpistët”.
Domi: “Nuk bëhet fjalë për marrëveshje, por për statut”.
Ademi: “Nuk po respektohen listat. Sot na dhatë rendin e ditës. Kjo nuk është një gjë e mirë”.
Sabri Bejleri, sekretari Federatës së Shahut: “Futini në listë 17 olimpistët. Futuni brenda në sallë. Duhet të votojnë. Nuk bëhet Asamble pa sportistët”.
Domi: “Edhe zonja (Shala) që flet shumë, ka ngritur dorën për të qenë dy sportistë olimpistë (Lindita Kodra, Gerti Trasha) dhe ajo vetë”.
Shala: “Nuk e kam ngritur dorën”.
Domi: Të kemi filmuar, e ke ngritur dorën”.
Guri: “Këta janë vetë zot, vetë shkop. Çfarë jeni ju, more? Shpejt do ta merrni vesh”.

Përplasje me forcë midis truprojave dhe Elis Gurit. Sharje dhe protesta midis Gurit e përfaqësuesve të ...................

Për kë do të votohej

Për president të KOSH-it
Kandidatët: Fidel Ylli e Esat Ademi

Për sekretarin e Përgjithshëm
Kandidat i vetëm: Stavri Bello

Për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv
Nga 15 kandidatë, zgjidhen 9 veta

Ana Qëndro, Artan Hajdari, Avni Ponari, Bujar Kasmi, Ela Tase, Flobenc Dilaveri, Genc Boga, Gëzim Panariti, Hysen Domi, Koço Mikerezi, Përparim Feruni, Skënder Anxhaku, Vesel Rizvanolli, Viron Bezhani, Vladimir Gjonaj.

Duka

Edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte një ndër delegatët me të drejtë vote. Zëvendëspresidenti i FSHF-së, Bujar Kasmi, ishte në listën e kandidatëve për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Pikërisht pas votimit të këtyre të dyve ndërhyri dhunshëm kandidati Esat Ademi.

KATEGORIA SUPERIORE
Java 14
E shtunë, 06.12.2008

Teuta-Shkumbini 2-0
Flamurtari-Lushnja 2-0
Dinamo-Besa 4-2
Bylis-Elbasani 1-1
Apolonia-Vllaznia 1-2

E diel, 07.12.2008
Partizani-Tirana

7 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›