E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Fitorja e Lulzim Bashës, përfaqëson suksesin e të riut shqiptar – demokratët kaluan një provë të shkëlqyer

23-07-2013 / Gazeta 55

Lideri historik i demokratëve: Lulzim Basha, mbështetje plebishitare nga anëtarësia, PD do të ketë një fillim të ri të fuqishëm

UPDATE- Kryetari i dorëhequr i PD-së Sali Berisha ka uruar pasuesin e tij, Lulzim Basha për fitoren në këto zgjedhje, duke e vlerësuar atë si një histori suksesi të të riut shqiptar.
Në një konferencë për shtyp nga selia Blu, Berisha ka vlerësuar fitoren e Bashës me një mbështetje plebishitare nga anëtarësia e PD-së ndërsa ka shtuar se në udhëheqjen e tij, Partia Demokratike do të ketë një fillim të ri të fuqishëm. “Jam këtu për të uruar përzemërsisht kryetarin e ri të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha i cili u zgjodh në një votë plebishitare të anëtarësisë së Partisë Demokratik në votimin e djeshëm një anëtar një votë. Z. Lulzim Basha përfaqëson suksesin e të riut shqiptar i cili në një moshë shumë të re, gjimnazist do të meritonte të përfaqësonte në KQZ partinë e tij, PD-në, në zgjedhjet e para pluraliste të vendit. Më pas si qindra të rinj shqiptar që dolën në liri studio në një nga universitetet më të njohura të Europës”- tha Berisha ndërsa i ka bërë edhe një rezume jetës së tij politike gjatë këtyre viteve.
Gjithashtu Berisha ka vlerësuar edhe procesin e votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike duke shtuar se ai ishte një provë që demokratët e kaluan në mënyrë të shkëlqyer.
“Partia Demokratike është parti e vlerave, parimeve, më të shkëlqyera, më të larta dhe ajo jo se ka pasur shkop magjik por se ka pasur një program me vlera dhe parime. PD-ja ka arritur të shënojë në biografinë e saj suksese dhe arritje të mëdha. PD-ja ka mbetur në Europën ish-komuniste forca e themeluar në vitet 90 më e fuqishme. PD-ja faktoi dje para shqiptarëve se është një forcë e vlerave. Dje votuan mbi 41 mijë anëtarë duke befasuar, duke dëshmuar që pavarësisht nga rezultati i 23 qershorit demokratët mbeten të pathyeshëm. Ndaj dhe unë do të shpreh edhe mirënjohjen time më të thellë ndaj tyre”- u shpreh Berisha.
Gjithashtu kreu i dorëhequr i PD-së Sali Berisha zbuloi edhe komunikimet që ka bërë para nisjes së garës me dy kandidatët për lidershipin e ri Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. “Do iu them dy sekrete. Jo dje, por pardje ju kam kërkuar dy kandidatëve se listat janë këto. Kur ndodh një fenomen i papritur nuk mund të pretendonim të kishim regjistrin më të përsosur, midis asaj që PD duhej të ngrihej me shpejtësi në këmbë dhe asaj tjetër që të ndërmerrej një proces i tejzgjatur burokratik dhe unë zgjodha të parin. 41 mijë votues faktuan se kisha të drejtë. Nuk e prisja ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme për afatin. Të jem i hapur një ditë para i kërkova të dyve të vendosim një fletore anash dhe të votojnë të gjithë ata që kanë dokumentin e partisë. Nuk arrita t’i bind dhe unë pranova se ata ishin në garë jo unë. Së dyti, ditët e para iu kam dërguar një mesazh konfidencial, të dashur miq kjo garë nuk është garë mes aksionerëve, ai që nuk fiton do pranojë humbjen dhe do mbështesë fituesin. I falënderoj të dy se nuk kam marrë feedback negativ për këtë kërkesë, të cilën si kryetar në detyrë ia paraqita”, tha Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›