E Diel, 1 Nëntor 2026

Historiku administrativ i Edvinit tregon se ai i urren buxhetet...

26-11-2011 / Redaksionale

“Debati për buxhetin tregon një gjë: Ata s`mundet veçse ta bëjnë më keq. Vetëm ne mund ta bëjmë më mire” – shkruan Edi Rama, në rrjetin social Twitter, në lidhje me diskutimet parlamentare mbi Buxhetin 2012. Kreu i PS-së, i cili ndodhet jashtë shtetit, ka dashur të jetë prezent në opinionit publik, duke ditur se tam-tam-i mediatik do ta shumëfishojë në faqe gazetash dhe kronika lajmesh. Fjalëkalimi “ne mund ta bëjmë më mirë” ngjan pak a shumë me sloganin e një supermarket-i teknologjik, “bëje mirë, bëje vetë”.
Mirëpo, përtej efektit propagandues, shprehja e Ramës mbështetet në këmbë prej argjile. Pyetja e parë që lind vetiu është: në karrierën e tij politike, çfarë ka bërë mirë? Domethënë kur Rama në vitin 2008 ishte Ministër i MTKRS-së, tha “Është vështirë të jesh ministër Kulture në një vend me kulturë të tillë”. Artistët shpresonin se që meqë ai ishte nga fusha e artit do të ishte më komunikues me artistët, por si duket ai nuk kishte hyrë për atë qëllim në këtë ministri, por për qëllime të tjera. Gjatës kohës që Edi Rama ishte Ministër Kulture, artistët e TKOB hynë në grevë urie, u përkrahën në masë nga qytetarët e Tiranës, sepse donin të anulonin dhe të kthenin mbrapsht një Projekt-ligj për Teatrin, i cili nuk kishte qëllim zhvillimin e teatrit si të operës ashtu dhe të teatrove të tjerë. Ai Projekt-ligj kishte si qëllim “privatizimin” e institucioneve ose të godinave të këtyre teatrove, të cilat duhet të viheshin për qëllime të tjera, si për kazino, lojëra fati etje. A e meritonte apo jo ai të ishte ministër atë kohë tani e dinë të gjithë, dhe ata që e vunë janë penduar për atë. Shenja e tij si Ministër i Kulturës mbeti gjithmonë si mendja e tij, mjerim-mendim.
Gjithashtu pyetja e dytë që hidhet është, kur Edi Rama ishte 11 vjet kryetar i Bashkisë Tiranë çfarë zhvillimi ekonomik, social dhe kulturor i solli kryeqytetit? Çfarë bëri mirë që të besojmë se do të bëjë mirë kur të jetë në Pushtet. Edhe sot e kësaj dite është e vështirë të përcaktosh meritat e Ramës si Kryebashkiak, ngase gabimet dhe aferat e jashtëligjshme janë më të mëdha sesa të mirat. Të gjithë qytetarët e Tiranës kishin votuar Ramën si Kryebashkiak, meqenëse, ky riktheu në normalitet ish-Parkut Rinia, por këto ditë kuptuam një mashtrim të madh. Kontributi i Ramës në heqjen e kioskave dhe prishjen e ndërtimeve pa-leje përgjatë Lanës nuk ekziston, madje të gjitha dëshmitë e protagonistëve po theksojnë se Rama ish kundër heqjes së kioskave. Përgjatë 11 viteve, administrata Rama i fryu taksat, gllabëroi hapësirën publike në favor të ndërtimit të qindra pallateve vend e pavend, me leje apo pa-leje. Ndotja akustike dhe ndotja e ajrit në kryeqytet shkoi tre herë mbi normën e lejuar në Bashkimin Europian. Edhe lyerja e fasadave të pallateve fshinte një mjerim të mendimit sepse e kthente kryeqytetin në një favelas shumëngjyrëshe braziliane.
Sakaq pyetja e tretë ka lidhje me drejtimin e tij të partisë Socialiste dhe çfarë ka bërë mirë Rama përgjatë këtyre 6 viteve në krye të opozitës Shqiptare. Për të mirën e shqiptarëve, Rama organizoi protesta anekënd, bllokimeve rrugësh nëpër rrethe, grevë urie përballë kryeministrisë dhe demonstrata të dhunshme në bulevard, duke i shkaktuar vendit refuzimin e marrjes së Statusit të vendit kandidat. Ai nuk ka bërë të mirën e Shqiptarëve në asnjë vendim të rëndësishëm. Ai protestoi ditën kur Shqipëria u anëtarësua në NATO. Ai tentoi të pengonte liberalizmin e vizave, me deklarata të manipuluese, se “Shqipëria ka 1 milion të papunë” sipas Ramës, dhe sipas znj. Valentina Leskaj do të “vërshonin në Europë”, sipas Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës “rreth 70 mijë karta identiteti janë të falsifikuara”. 
Janë tre pyetje, se çfarë ka bërë mirë Rama përgjatë karrierës politike, që hedhin poshtë çdo përgjigje që mund t’i japë kreu i PS-së buxhetit 2012. Edi Rama kupton nga buxhetet faktike aq sa kupton një bojaxhi nga anti-materia. Ramës duhet t’i thonë këshilltarët ekonomikë se reformat e ndërmarra gjatë 6 viteve e fundit e forcuan ekonominë e tregut, që ulja konstante e normës së papunësisë, që reformat strukturore apo ato rregullatorë, si dhe shkurtimi i shpenzimeve administrative e rritja e nivelit të investimeve, bënë të mundur bërjen ballë të efekteve të krizës

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›