Historiku i zgjedhjeve ne Kosove

Ndonese zyrtarisht viti 2000 shenon zgjedhjet e para te lira ne Kosove ne fakt ka qene viti 1992 kur eshte votuar per here te pare.
Edhe ne ate kohe ndonese pa karrike dhe Kuvend ishin zgjedhur deputetet dhe qeveria e njohur si qeveria ne ekzil.
Jusuf Buxhovi ish-sekretar i levizjes se Lidhjes Demokratike te Kosoves ka qene nje nga njerezit qe ka mbikeqyrur zgjedhjet e asaj kohe ne kushtet e tensioneve te aktivisteve kosovare me regjimin e Sllobodan Milloshevicit.
Zgjedhjet e para ne histori jane legjitime. Shqiptaret legjitimuan shkeputjen nga Jugosllavia sepse ne keto zgjedhje kane marre pjese 99 e tyre. Ka pasur forca te jashtme te interesuara kemi pasur vezhgues te huaj dhe eshte votuar ne ambjente te ndryshme kudo ku ka pasur mundesi deklaron Buxhovi.
Gjate viteve lsquo90 Kosova do te funksiononte ne dy sisteme paralele. Shkollat zhvilloheshin ne levizje neper shtepi private ne nje forme guerrile. Ashtu edhe politika.
Marreveshja e Dejtonit le Kosoven jashte dhe shfaqet Ushtria Clirimtare e Kosoves. Per te treguar kulture qyteterimi me sugjerimin e nderkombetareve u organizuan edhe zgjedhjet e vitit 1998. Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar.
Gjate qeverise se perkohshme te Hashim Thacit pas luftes ne vitin 2000 kosovaret ne radhe te gjata votuan per zgjedhjet lokale.
Pas tyre u mbajten edhe zgjedhjet e vitit 2002 2004 zgjedhjet lokale dhe qendrore ne vitin 2007 dhe ato lokale ne vitin 2009. Ndersa keto te sotmet jane zgjedhjet e para parlamentare qe pas pavaresise.