Daka Te henen rezultatet paraprake

Rezultatet paraprake te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne Kosove do te publikohen diten e hene ne mengjes.
Lajmin e ka bere te ditur kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka e cila u ka drejtuar edhe nje apel qytetareve kosovare.
Ftoj qytetaret te dalin masivisht ne votime. Me votimet ne keto zgjedhje te tregojme se Kosova eshte nje shtet demokratik ka deklaruar Daka.
Nderkohe zyrtaret nderkombetare ne Kosove u kane bere thirrje politikaneve te ketij vendi qe te qendrojne larg qendrave te votimit.