E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi javor (22 – 28 shkurt)

Dashi
21 mars- 20 prill

Qysh në fillim të javës duhet të mendoni më shumë për punën dhe t’i qartësoni disa gjëra. Në mes javë do liroheni nga disa obligime dhe do të mendoni më shumë për dashurinë. Fundjavën kushtojani më shumë familjes – sidomos nëse keni ndonjë partner/e që do ju ndihmojë shumë edhe në profesionin tuaj.

Demi
21 prill- 21 maj

Edhe nëse keni fituar në një garë, nuk do të thotë se do të fitoni në garën e ardhshme. Andaj punoni sa më shumë për të arritur qëllimet tuaja. Keni një inspirim shumë të madh për punë, ndërkaq nuk mungojnë as idetë. Yjet parashikojnë që të jeni shumë më shumë i kujdesshëm në kryerjen e disa punëve të lëna në gjysmë.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Nuk duhet të mendoni se të gjitha gjërat do i kryeni qysh në fillim të javës. Mos u ngutni pasi që mund të punoni më mirë nëse jeni më të kujdesshëm! Në aspektin profesional duhet të jeni më të angazhuar sidomos në dashuri. Yjet ju sugjerojnë të keni një kujdes më të shtuar për partnerin/en.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Nuk do të jeni në formë të hënën pasi disa gjëra janë të ndryshme, përderisa rutina po ju mërzit. Yjet ju thonë që të mendoni më shumë për profesionin tuaj dhe të filloni të punoni më shumë për arritjen e synimeve. Vikendin do ta kaloni mirë, me modesti, por mos harroni që të mendoni në mënyrë unike më të tjerët.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Do të keni një rritje të madhe profesionale, aq më pak kur keni ide brilante që dalin në horizont. Duhet të jeni sa më produktiv sidomos në kryerjen e detyrave që ju ngarkohen, ndërkaq në dashuri ka ardhur momenti të jeni shumë më të kujdesshëm. Kujdes edhe më shëndetin dhe shpenzimet e parave.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Do ia komplikoni vetës problemet qysh në fillim të javës. Aq më pak kur një shok apo koleg po synon të jetë mbi ju me projektet e tij. Andaj duhet të gjeni zgjidhje për problemet që ju preokupojnë, sidomos problemet sentimentale. Në dashuri duhet të jeni shumë më i/e kujdesshme pasi që gjërat po ju komplikohen.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Ajo çfarë duhet të bëni është besimi ndaj të tjerëve! Qoftë një shok apo partneri/ja po përpiqet t’ju ndihmojë, kështu që nuk keni nevojë të mendoni shumë, por të veproni në shkëmbimin e ideve. Në dashuri duhet të jeni shumë më të qartë pasi që disa gjëra nuk janë duke shkuar mirë. Jo për fajin e partnerit/es, por tuajin.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Një detal i vogël do e zgjidhë një problem të madh. Andaj pas tij punoni dhe mos ia komplikoni shumë gjërat vetvetes. Përpiquni më shumë në arritjen e synimeve tuaja, ndërkaq në dashuri duhet të jeni më i/e kujdesshme pasi që gjëra nuk po shkojnë si duhet. Gjatë vikendit relaksohuni sa më shumë!

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Sa më shumë që të pushoni të hënën, aq më mirë do të jetë. Megjithatë, do të jetë mirë që të jeni më i kujdesshëm pasi dikush mund t’jua shkatërrojë ëndrrat. Në dashuri, yjet thonë se duhet të jeni shumë më shumë të kujdesshëm sidomos nëse nuk i kushtoni rëndësi më të madhe partnerit/es.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të monitoroni të tjerët dhe t’i kopjoni për të pasur sukses. Në mesjavë do të keni disa ide brilante që do mund t’ju hynë shumë në punë. Megjithatë, nuk duhet që të jetoni në iluzione. Vikendin kalojeni me familje, ndërkaq për partnerin/en rezervojeni një darkë romantike.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Do të keni një javë përplot befasi, të cilat do ju hynë shumë në punë. Papritur do të bëni një jetë romantike me ata që i doni. Në mesjavë do i ktheheni jetës normale kur do befasoheni me sjelljet e kolegëve. Kurse në vikend nuk keni çfarë të prisni. Futuni në aksion, dashuroni sa më shumë dhe kënaquni me jetën.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Ndonjëherë është e kuptueshme pse nuk mund të lëvizni përpara me disa fakte që i keni lënë në gjysmë. Për projekte të mëdha lypset kohë dhe mund, andaj duhet të punoni sa më shumë. Në dashuri nuk jeni në gjendje të mirë emocionale dhe kjo mund t’ju shkaktojë probleme – sidomos nëse nuk aranzhoni gjërat si duhet!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›