Historitë e ngjashme shqiptare dhe hungareze
Të premten e kaluar, kur Kryemistri Berisha priti Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban në një vizitë zyrtare që ky i fundit zhvilloi në Tiranë, Kryemistri shqiptar e vlerësoi shumë këtë vizitë si në aspektin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian pasi Hungaria mban edhe kryesinë e radhës së Bashkimit Europian. U vu në dukje në këtë takim mbështetja e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë dhe vazhdon ti japë Shqipërisë në proçeset e saj integruese dhe në liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Nga ana e tij Kryeministri Orban theksoi se: “Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është në interesin më të mirë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të vetë Bashkimit Europian”. Gjithashtu u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve e qeverive, të cilat bazohen në miqësinë tradicionale e historike mes dy popujve siç e vërtetonte edhe fakti që Kryeministri hungarez po e vizitonte për herë të dytë vendin tonë si Kryeministër i Hungarisë. Interesant ishte dhe fakti kur Kryemistri hungarez theksoi se do të dëshironte të mësonte gjuhën shqipe por që për mungesën e fjalorëvë shqip-hungarisht dhe anasjelltas, nuk mund ta bëntë dot këtë. Po aq interesant ishte edhe fakti tjetër që solli Kryeministri Orban dhe që kishte të bënte me Kushtetutën e re që miratoi parlamenti hungarez por që deputetët e opozitës vendosën të mos merrnin pjesë në mbledhjet apo takimet e ndryshme dhe kryetari i Parlamentit nuk i pagoi për ditët në të cilat ata munguan. Ky fakt i fundit do vinte në dukje që të dy vendet të kishin pak a shumë të njëjtat probleme. Në të vërtetë jo vetëm prej këtij fakti por vetë historitë e dy vendeve janë shumë të ngjashme. Është e vërtetë që më 18 prill parlamenti hungarez ka votuar kushtetutën e re me 262 vota pro dhe 44 kundër dhe një abstenim dhe se në atë kohë opozita e kundërshtoi atë me mjete shumë paqësore. Por ajo kushtetutë bazohet dhe i referohet Zotit, krishtërimit dhe familjes tradizionale, vlera shumë të rëndësishme për qendrën e djathtë të kryeministrit Viktor Urban por edhe për shumë shtete të tjerë duke përfshirë këtu edhe shtetin e Vatikanit. Vetë Kryeministri Orban do të shprehej se kushtetuta e re duhej medoemos të rishikohej sepse ajo aktuale ishte shkruar sipas modellit sovietik. Kjo kushtetutë e cila do të hyjë në fuqi në janar të vitit 2012, u përdor nga opozita e hungarisë edhe për faktin tjetër se ishte shumë nacionaliste. Por në të vërtetë ndoshta pikërisht nga ky fakt shumë prej protestuesve u larguan prej të majtës hungareze sepse përballë intersave të Hungarisë nuk mund ti ndiqnin më në rrugën e tyre të gabuar. E njëjta gjë që ndodhi edhe me protestat e organizuara nga e majta shqiptare, me bllokime rrugësh, djegie gomash dhe protesta të dhunshme përpara institucioneve të pavarura. Edhe këtu pra interesat e Shqipërisë ashtu si edhe ato të Hungarisë bënë që protestuesit përpara interesave partiake dhe vetiake të vinin ato të shtetit. Por ngjashmëritë mes dy popujve kanë të bëjnë edhe me historinë e tyre. Ndoshta dy vendet, Shqipëria dhe Hungaria, janë të vetmet që kufizojnë me veteveten. Në të vërtetë Hungaria kufizohet në veri me Sllovakinë, në lindje me Ukrainën dhe Rumaninë, në jug me Serbinë dhe Kroacinë dhe në perëndim me Austrinë dhe është një shtet që nuk ka dalje në det por ka lumenj shumë të famshëm si Danubi, që shenjon edhe kufirin me Sllovakinë dhe që përshkon të gjithë territorin nga veriu në jug përreth 420 km, apo Tibiskon i gjatë 600 km dhe lumin drava përgjatë kufirit me Kroacinë. Ndërkaq, Magjarët përfaqësojnë 94,4 të populllsisë së Hungarisë, por ka edhe 10,7% në Sllovaki, 6,6% në Rumani, 3,9% në Serbi dhe në shifra më të vogla në Kroaci, Ukrainë, Austri. Pra, në Sllovaki në pjesën jugore që kufizon me Hungarinë, në Ukrainë sidomos në Ruteni që kufizohet me Hungarinë ku janë dhe 12% e popullsisë, në Rumani sidomos në Transilvani ku janë 19,6 e populllsisë që arrin shpeshhërë edhe përqindje më të larta si 84,9% në rajonin e Hargitës dhe 73,81% në rajonin e Kovasnas, por edhe në Serbi sidomos në Vojvodinë, në Kroaci në Baranja, në Slloveni në Prekmurje dhe së fundmi në Austri sidomos në Burgenland ku janë 17% e popullsisë. Hungarezët janë krenarë për diversitetin e tyre por kanë pësuar përgjatë historisë edhe spastrime etnike sidomos në Rumani dhe Sllovaki (dy vende të Bashkimit Europian që akoma nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës). I njëjti fat dhe të njëjtat padrejtësi prej shekullit të kaluar për të dy kombet, atë shqiptar dhe atë hungarez. Për Hungarinë gjithçka nis në vitin 1920, me Traktaktin e Trianonit, një Traktakt paqeje me të cilin fuqitë fituese të luftës së parë botërore vendosën fatet e Mbretërisë së Hungarisë si rrjedhim i shpërbërjes të Perandorisë Austro-Hungarezë i cili u firmos më 4 qershor 1920, në Pallatin e Trianonit të Madh në Versajë, në Francë. Aktorët kryesorë të traktaktit ishin fuqitë fituese dhe aleatët e tyre (Rumania, Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe Çekosllovakia), ndërsa pjesa e humbësëve përbëhej nga ish monarkia Austro - Hungareze e përfaqësuar nga Hungaria. Por vetëm 18 muaj më parë kufijtë e rivendosur pothuaj nuk ekzistonin më sepse me traktaktin e Trianonit të 1920, pjesa e mbetur e Transilvanisë u bë pjesë e Rumanisë, Rutenia subkarpatike u bë pjesë e Çekosllovakisë sipas traktaktit të San-Zhhermenit të 1919, dhe Burgelandi pas një referendum të zhvilluar në dhjetor të 1921 ju dorëzua Austrisë ndërsa territori i Sopronit i mbeti Hungarisë. Gjithnjë sipas Traktaktit të Trianonit disa qytete të pushtuar nga Serbia në nëntor të 1918 ju kthyen Hungarisë. Në këtë mënyrë, popullsia e Hungarisë pas Trianonit u tkurr nga 19 milionë (të Mbretërisë së Hungarisë) në 7 milionë ndërsa sipërfaqes territoriale të saj i mungonin dy të tretat. Për më tepër pas vitit 1918 Hungaria nuk kishte më dalje në det ndërkohë që Mbretëria hungareze kishte patur një të tillë nëpërmjet territoreve të Kroacisë së sotme për më shumë se 800 vjet. Por rajonet e Hungarisë të humbura sipas traktaktit kishin një popullsi në pjesën më të madhe të tyre jo hungareze, por gjithaq edhe minoranca me shumicë hungareze dhe territore ku predominonin hungarezët (në Sllovakinë e jugut, disa pjesë të Transilvanisë dhe pjesë të Vojvodinës). Por numri i hungarezëve të ketyre provincave sipas regjistrimit të vitit 1910 jepte një panoramë sipas së cilës: në Sllovaki ndodheshin 885.000 hungarezë, në Transilvani 1.662.000, në Vojvodinë 420.000, në Kroaci 121.000, në Slloveni 20.800 dhe së fundmi në Burgenland 26.200. Popullsia hungarezë në këto provinca filloi të zvogëlohej pas traktaktit por gjithsesi pakicat hungareze kanë mbetur ende. Gjithsesi duhet konsideruar se 3.000.000 hungarezë jetojnë jashtë kufijve të sotëm të Hungarisë, ndërsa 10.000.000 jetojnë në Hungari. Fate të ngjashme po të krahasohen me ato të Shqipërisë të shekullit të kaluar.